Shoqata “Pjetër Bogdani”, festojë ditëlindjen e 24-të

Mar 9 • Bota e të rinjve

Nga Ardian Nikolla

 

Shoqata Aksioni i Rinisë Shqiptare “Pjetër Bogdani”, më shtatë mars ka festuar 24 vjetorin e themelimit të saj. Kjo shoqatë, e themeluar në vitin 1993 është njëra ndër OJQ-të e para dhe me të vjetra në Kosovë. E themeluar nga famullitari i atëhershëm i Prishtinës Don Nosh Gjolaj, së bashku me profesorin universitar, Ilir Rodiqi dhe Pal Balaj, e të tjerë, shoqata “Pjetër Bogdani”, për me shumë se dy dekada ka arritur që të jetë pasqyrim i rinisë katolike në Kosovë.

Ky përvjetor fillojë me meshën e shenjtë në Katedrale, mesha e të martës e organizuar nga Pastorali për Studentë, të prirë nga Don Fatmir Koliqi, famullitar i Prishtinës, e vazhdojë pastaj në sallën e Rezidencës së Ipeshkvisë, pranë Katedrales Shën Nënë Tereza.

Shoqata “Pjetër Bogdani”, ka qenë dhe vazhdon të një dritare e mundësive për të rinjtë tanë, ku me anë aktivitete të ndryshme në fushën edukative, arsimore, shkencore e rekreative përgjatë këtyre viteve, kjo shoqatë ka arritur të jetë njëra ndër organizatat me aktive në Kosovë.

Duke e falënderuar Kishën katolike në Kosovë, e cila, në kontinuitet e ka mbështetur dhe përkrahur organizatën “Pjetër Bogdani”, drejtori i tanishëm, Ardian Kolaj, ka thënë se shoqata “Pjetër Bogdani”, përgjatë këtyre 24 viteve ka qenë dëshmitare e shumë proceseve dhe ngjarjeve të rëndësishme në vendin në vend. Kolaj, i ka falënderuar vullnetarët për entuziazmin e tyre dhe punën e palodhshme të cilën e kanë bërë për shoqatën “Pjetër Bogdani”. Ndërkaq, njëri ndër themeluesit, njëherit profesori i Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtinës, Ilir Rodiqi, ka thënë se kjo shoqatë është pasqyrim i rinisë katolike të Kosovës, dhe ajo çfarë ka bërë kjo shoqatë është rezultat i shpirtit që ekziston në Kishë, i një shpirti të pastër i të rinjve katolikë, një vlerë kjo e pa çmueshme për të gjithë ne. Profesori Rodiqi i ka kujtuar edhe bashkëthemeluesit e organizatës, me ç’rast ka thënë se vitin e ardhshëm, pasi që është edhe 25 vjetori i themelimit të saj, do të mundohet ta marr një iniciative për t’i mbledhur anëtarët edhe ish-anëtarët e kësaj shoqatë, sepse, sipas tij, ky është një jubile i madh i shoqatës “Pjetër Bogdani”. Dëshmuan edhe disa nga anëtarët e vjetër, ndër të parët që ishin të angazhuar në këtë shoqatë, siç janë; prof. Veronika Mjeda, muziciste dhe udhëheqëse e korit të fëmijëve dhe të rinjve, Mimoza Gojani, aktiviste dhe koontribuese dhe Robert Lekaj, kryetari aktual i shoqatës.

Në fund anëtarët e shoqatës “Pjetër Bogdani”, e kanë prezantuar një video në të cilën e kanë paraqitur punën e tyre përgjatë këtyre 24 viteve.

[wonderplugin_gallery id=”45″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »