Nunci i ri Apostolik në Shqipëri: Imzot Charles John Brown

Mar 10 • Kisha ndër Shqiptarë

 

Papa Françesku ka emnue, dje më 9 mars 2017, Nuncin Apostolik të ri në Shqipëri, SH. T. Imzot Charles John Brown, kryeipeshkëv titullar i Aquileia, deri tani Nunc Apostolik në Irlandë.

Imzot Charles John Brown, lindi në New York, më 13 tetor 1959. Kreu studimet për Histori, pranë Universitetit të Notre Dame, Indiana (USA); Teologji, Universiteti i Oxfordit (Angli); Studime Mesjetare, Universiteti i Torontos (Kanada); Teologji Sakramentale, Universiteti i Shën Anselmit, Romë.

U shugurua meshtar, më 13 maj 1989, në Katedralen e Shën Patrikut, në   New York, për Argjipeshkvinë e New York-ut. Nga viti 1989, deri në vitin  1991 ishte zëvendës-famullitar në Famullinë e San Brendan, në Bronx, New York.

Më 6 maj 2000, Imzot Charles John Brown emnohet Kapelan i Shenjtërisë së Tij, ndërsa në shtator 2009, Sekretar i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar.

Nga viti 1994 është zyrtar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë. Një emërim i rëndësishëm, pas problemeve, lindur ndërmjet qeverisë së Dublinit e Selisë së Shenjtë lidhur me shpërdorimet seksuale të të miturve nga ana e klerit, që  tronditi Kishën në Irlandë e edhe atë në Romë.

Më 3 nëntorin e vitit 2011, qeveria e Dublinit dha njoftimin për mbylljen e ambasadës pranë Selisë së Shenjtë.

Nga 9 mars 2017, Imzot Charles John Brown emnohet Nunc Apostolik në Shqipëri, duke zëvendësuar Nuncin e mëparshëm Imzot Ramiro Moliner Ingles.

 

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »