Përurohet Salla multifunksionale në Shkollën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë

Mar 16 • Kisha në Kosovë

Të hënën e kaluar, më 13 mars 2017, u përurua salla multifunksionale në Qendrën për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve infrastrukturore, sigurinë për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ, përmirësimin e mjedisit, krijimin e ambienteve rekreative dhe ushqimit të shëndetshëm të nxënësve.   

 

Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, është shkollë e mesme profesionale, e cila krijon diferencën me të tjera shkolla përmes cilësisë së lartë të mësimdhënies, mundësisë së formimit të profesionistëve të ardhshëm, dhe edukimit kulturor të të rinjve përmes ofrimit të mundësive sipas standardeve europiane për shkollim.

Kjo qendër punon vazhdimisht për të plotësuar nevojat e nxënësve, që të kanë të gjitha mundësit për zhvillim të shëndosh. Gjatë hulumtimeve të vazhdueshme janë shënjuar rreziqet që u kanosen të rinjve, pavarësisht mundësive që koha dhe vendi u ofron. Të rinjtë, sot ballafaqohen me rrezikun nga dukurit negative si droga dhe klanet vandaliste nga më të ndryshmet. Këta faktorë gjejnë mundësi për integrim nëse të rinjtë janë të dhëshperuar dhe nuk kanë aktivitete ku mund të shfrytëzojnë energjinë e tyre për të mirë.          

Bazuar në këto gjetje, Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” e ka trajtuar me shumë seriozitet sigurinë dhe zhvillimin e nxënësit, ku bashkë me ndihmën e pakursyer nga miqtë e shkollës të jashtëm dhe të vendit tonë, ka ndërtuar ambient modern – multifunksional për nxënësit e shkollës saj, por pse jo edhe për të gjithë të rinjtë e tjerë.

Salla Multifunksionale është ndërtuar me ndihmën e Qeverisë Gjermane dhe organizatës Renovabis. Po ashtu, ky projekt ka gjetur mbështetje edhe tek institucionet lokale, që kanë vlerësuar qëllimin e saj dhe kanë bërë më të lehtë procedurat e ligjore.

Përmes këtij projekti Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” ka rritë mundësit për nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle, duke përmirësuar infrastrukturën, rritë sigurinë dhe lehtësuar mbarëvajtjen e procesit edukativ. Gjithashtu është përmirësuar mjedisi, ku po ofron mundësi për të kaluar kohën e lirë në ambient rekreativ dhe duke qenë në funksion të për ushqim të shëndetshëm përmes kuzhinës moderne.

Krahas ndërtimit të këtij ambienti modern, në kuadër të projektit është paraparë edhe fushata ndërgjegjësuese për mirëmbajtjen e mjedisit, kundër fenomeneve negative që dëmtojnë shoqërinë dhe zhvillimi i shëndetshëm.

Gjatë përurimit të Sallës Multifunksionale, ditën e hënë, 13 mars 2017, ishin të pranishëm shumë miqve të Qendrës, përfaqësuesi i Renovabis Herbert Schedler, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, Kryetari i Gjyshatës Bektashiane në Gjakovë Baba Mumin Lala, Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit Znj. Diana Qarkaxhia, prindërit e nxënësve mbështetës dhe përkrahës të shumtë.

Drejtori i Shkollës Z. Petrit Hasanaj, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoj punën e shkollës, projektet në të ardhmen duke i siguruar donatorët, partnerët dhe gjithë bashkëpunëtorët e mbështetësit e saj se Shkolla do të vazhdojë me projekte tjera që do të jenë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, kualifikimin e të rinjve dhe përgatitjen e kuadrove të reja për shoqërinë e Kosovës. Pasi e falënderoj Ipeshkvinë e Kosovës për besimin që e ka marrë si Drejtor dhe Bordin e Shkollës për përkrahjen e vazhdueshme, z. Hasanaj lajmëroj se pas disa muajve e përfundon punën e tij si drejtor. Ai tha se 5 vitet e kaluara në këtë Shkollë kanë qenë vite të punës së mrekullueshme, një përvojë e paharruar në arsim të mesëm, bashkëndarje të shumë eksperiencave të bukura me të gjithë, stafin, nxënësit dhe prindërit. Uroj – tha drejtori në dorëheqje – që drejtori i ri të ketë suksese e të vazhdojë në rritjen e kësaj Shkollë profesionale që ka nevojë shumë Gjakova dhe Kosova.

Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, përshëndeti të pranishmit, falënderoj donatorin, e në mënyrë të veçantë e falënderoj drejtorin në dorëheqje Petrit Hasanaj për punë e bërë, dhe prezantoj Don Robert Jakaj, i cili do të jetë drejtor i ardhshëm i Shkollës.

Përfaqësuesi i Renovabis, Z. Schedler u shpreh i kënaqur me realizimin e projektit që do të jetë në shërbim të përmirësimit të veprimtarisë mësimore.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, Znj. Diana Qekaxhiu, e ka çmuar punën në këtë shkollë, duke theksuar se sa herë që është kthyer për të vizituar ka parë përparime e rezultate, si ato në arritshmërinë e maturës 100% po ashtu edhe te inovacionet.

Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” është e nxënësve dhe gjithnjë do të jetë shtyllë e fortë për zhvillimin e tyre.

Teksti dhe fotografitë: Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë

[wonderplugin_gallery id=”46″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »