Të shtunën do të mbahet Takimi i Dioqezan i të Rinvje të Kosovës  2017

Apr 6 • Kisha në Kosovë

 

Takimi i përvjetshëm Dioqezan i Rinisë të Kishës Katolike në Kosovë do të mbahet këtë të shtunë, më 8 prill 2017, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, e organizuar nga Bartorja Rinore e Ipeshkvisë sonë.

Ky do të jetë programi i Takimit të sivjetëm:

Ora: 9:00pritja e rinisë në Katedrale

Ora: 10:00Mesha e shenjtë, i prinë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji

Ora: 12:00Dreka në Qendrën “Don Boskoˮ – Prishtinë

Ora: 13:30 Programi i përgatitur nga Baritorja Rinore

 

Çka është Takimi Dioqezan i të Rinjve?

Takimi Dioqezan i të Rinjve është takim dioqezan i Ditës Botërore të Rinisë, i cili është me karakter shpirtëror dhe kulturor. Dita botërore e rinisë ka zënë fill në vitin 1985 nga Papa Shën Gjon Pali II, i cili kishte për qëllim që rinia të ketë një hapësirë të posaçme në jetën e Kishës dhe në botë. Me rastin e ditës botërore të rinisë Papa ju dërgon një mesazh të rinjve, me një temë të posaçme, mbi të cilin diskutohet dhe meditohet. Tema e mesazhit të sivjetmë është marrë nga Ungjilli i Lukës 1, 49: “Punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm”.

Dita Botërore e Rinisë kremtohet sipas dy modaliteteve:

  1. në nivel botëror çdo tre vjet, në një vend të botës që zgjedhet nga vetë Papa. Ky takim i bashkon rininë katolike nga e gjithë bota me Papën. Takimi i fundit ka qenë vitin e kaluar në Krakovë të Polonisë me Papa Françeskun, kurse takimi i radhës do të jetë në vitin 2019 në Panama;
  2. në nivel dioqezan për çdo vit, mbahet të Dielën e Larit në Romë dhe në të gjitha dioqezat e botës, ditë kur rinia takohet me bariun e tyre lokal. Për shkaqe praktike dhe pastorale, në shumë Dioqeza, takimi dioqezan bëhet në vigjilje të Dielës së Larit, ashtu sikurse edhe në Kishën tonë.
Shpërndaje

Comments are closed.

« »