Programi i Festës së Pashkëve 2017 në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë

Apr 14 • Kisha në Kosovë

 

 

Ipeshkvia e Kosovës ka bërë të ditur programin e kremtimit të Festës së Pashkëve 2017. Ja programi i meshëve dhe ngjarjeve tjera që do të jenë në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

 

PROGRAMI 

E shtunë,  15 prill 2017 – VIGJILJA E PASHKËVE

Ora 21:00: Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

 

E diele, 16 prill 2017 – DITA E PASHKËVE

Ora 11:00: Mesha e ditës së Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Në mbarim të meshës, rreth orës 12:00, Katedralja Nënë Tereza ka përgatit 1.000 vezë të pashkëve që do t’iu dhurohen fëmijëve të qytetit të Prishtinës.

Ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.

Ora 17:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë (anglisht)

Ora 18:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

Ora 19:00 – 20:00: Pritja Solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Për shumë mot Pashkët!

Shpërndaje

Comments are closed.

« »