Katedralja Nënë Tereza do të ndajë 1000 vezë të Pashkëve për fëmijët e qytetit të Prishtinës!
Katedralja Nënë Tereza është kujdesur që sivjet për festën e Pashkëve t’i gëzojë fëmijët e qytetit të Prishtinës. Ajo ka përgatitur 1.000 vezë të ngjyrosura, që janë simbol tradicional i Pashkëve, për t’iu dhuruar më të vegjëlve të Kryeqytetit.
Vezët do t’iu ndahen fëmijëve Ditën e Pashkëve, këtë të diele, në ora 12:00 në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
Është një gjest i vogël e modest për të bashkëndarë gëzimin e festës me ata që duhet të ju dhurojmë gëzim e lumturi: fëmijët e qytetit tonë.
Festofshim gjithmonë me zemër të bardhë!
« Përse nuk bien këmbanat në Katedralen Nënë Tereza të premten dhe të shtunën para Pashkëve?! Krishti është ringjallur aleluja, aleluja! »