Freskia shqetësuese e Krishtit

Apr 22 • Këndvështrime

 

Nëse duam ta forcojmë dhe ushqejmë fenë tonë për nesërmen, jemi të sfiduar sot për ta imagjinuar një angazhim më cilësor të krishterë se sa që ka ekzistuar më parë. Kjo do të përfshinte një rizbulim të Krishtit si “freski shqetësuese”.

Gjashtëdhjetë vjet më parë, Henri de Lubac e përshkruante Krishtin si “shqetësuesin e madh”, por edhe si imazhin e ri të Hyjit dhe të njerëzimit (të të qenit njeri), që sjell freski në botën e lodhur. Ai gjithashtu pyeste se si kemi arritur deri aty që krishterimi të shihet si armiku i humanitetit të plotë, ose, akoma më keq, si një legjendë e mërzitshme dhe e zbrazët. Këto akuza janë të pranishme edhe sot, edhe pse në një kontekst më të ndryshëm kulturor.

Nëntë të dhjetat (9/10) e kulturës sonë të të jetuarit është e padukshme: ajo përmban kuptime dhe vlera që përcaktojnë bazamentin e tërë mënyrës së jetës. Jetojmë nga perceptime të panjohura  dhe të pashpjeguara. Porse kjo botë e imazheve dhe vlerave ka ndikim të madh, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme, mbi aftësinë tonë për vendime jetësore, duke përfshirë, natyrisht, edhe vendimin në lidhje me besimin në Zotin.

Kur shkenca, për shembull, pretendon të ketë monopolin e së vërtetës, një gjatësi e tërë e urtësisë shpirtërore injorohet, madje ajo përbuzet. Është një çlirim të kuptosh, bashkë me Newman-in, se e vërteta ekzistenciale mund të gjendet vetëm kur përfshihet personi në plotni. Disa forma të dijes, në fakt, janë të arritshme vetëm përmes dashurisë. Shumë njerëz janë në kërkim të një vetëdije shpirtërore përtej konfuzionit dhe copëzimit të ditëve tona. Ekziston një uri, më pak e trembur apo më pak e heshur sesa te gjenerata e mëparshme, që priret për të pasur diçka më tepër, që të krishterët mund identifikojnë si “freskia shqetësuese e Krishtit.”

(Përshtatur nga: Michael Paul Gallagher, “The Disturbing Freshness of Christ”, Veritas, Dublin 2008. Nga “Sacred Space”;Përkth: Sh.D.)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »