Papa Françesku në TED: E ardhmja ndërtohet në gërshetimin mes njëri-tjetrit!

Apr 26 • Kisha në botë

Papa Françesku ka mbajtur një në fjalim për TED të inxhizuar në Vatikan mbi të ardhmen e njerëzimit. Mesazhi i Papës ka nota të shpresës, që duhet t’i ketë njerëzimi në kohën e sotme, që të mund të ndërtojë një të ardhme të përbashkët, me një gërshetim dialogjik mes njëri-tjetrit, pa e përjashtuar tjetrin. Në fakt, Papa flet qartazi kundër kulturës së braktisjes, përjashtimit dhe hedhjes (skartizmit). Tjetri, si unë, nuk është një numër statistik, por një fytyrë si unë dhe ti. Prandaj, duhet të kujdesimi njëri për tjetrin me ndjenjën solidare, që nuk duhet të jetë e mangët në shoqërinë tonë moderne.

Të jemi samaritanë të mirë për të tjerët, sepse kjo është shpresa e të ardhmes, si vepër konkrete për të shëruar plagët e njerëzve në rrugët e qyteteve tona.

Papa e përmend edhe Shën Nënë Terezën, si shembull brilat që mbjellë shpresë për tjetrin dhe si e tillë është një model për të krijuar shpresën e të ardhmes.

Në videon më poshtë, mund ta dëgjoni fjalimin e plotë të Papa Françeskut:

 

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »