ARKEOLOGJI/ Në Siri gjendet portreti më i lashtë i Marisë Virgjër?

Apr 27 • Histori, Kulturë

 

Sipas një studimi të një hulumtuese amerikane, një afresk i gjetur në një kishë të lashtë siriane, në vitet njëzetë të shekullit të kaluar, mund të jetë portreti më i vjetër i Marisë Virgjër i gjetur deri më tani.

 

Nga viti 2011, që kur shpërtheu lufta në Siri, asnjë arkeolog nuk ka mund t’i afrohet zonës Dura-Europos, ky arkeologët që nga 1920 kanë nxjerr në dritë mbetjet arkeologjike që mendohet të jetë kisha më e vjetër në botë. Kjo vjen pasi që bashkësia e parë pas Jerusalemit është formuar në Siri, pikërisht në Damask. Në këtë kishë është gjetur një afresk, në të cilën paraqitet një grua duke nxjerr ujë në pus. Për fat të mirë, afresku gjendet në muzeun e Yale University në Amerikë, nga vinin edhe arkeologët e parë që e kishin zbuluar këtë perlë arkeologjike, dhe tani nuk është në rrezik, sikur që shumë kisha dhe objekte të vjetra arkeologjike janë shkatërruar nga jihadistët viteve të fundit.

Deri tani është menduar se gruaja e afreskut paraqet samaritanën që e takon Jezusin te Pusi i Jakobit, ashtu si e gjejmë te Ungjilli i Gjonit 4, 1-41. Porse tani, sipas studiueses së Biblës Mary Joan Winn Leith, që ka publikuar një artikull në revistën Biblical Archaelogy Review, e hedh një hipotezë të re, sigurisht shumë mahnitëse. Sipas saj gruaja e vizatuar do të mund të ishte Virgjëra Mari në çastin e Lajmërimit të engjëllit Gabriel. Arkeologia ka ardhur te kjo hipotezë pas  studimit të ungjillit apokrif të Jakobit, në të cilën shkruan se Maria kishte shkuar te pusi për të nxjerr ujë kur i lajmërohet engjëlli. Nëse një interpretim i tillë do të ishte i saktë, do të konsiderohej portreti më i vjetër i Marisë deri më tani. Kjo kishë në Siri ka ekzistuar para kohës së Konstantinit; kemi të bëjmë me një kishë-shtëpi, që në katin e parë të saj ishte shtëpi banimi, kurse në nënkat kishte një dhomë që mund t’i pranonte mbi 60 persona që bashkoheshin në lutje.

Porse, sipas studiuesve tjerë, ideja e ndarjes së kishës nga vendi i banimit të përbashkët vjen pas ediktit të Milanos në vitin 313 pas Krishtit. Ka prej atyre që e kontestojnë vjetërsinë, pasi që ata thonë se në katakombet romane eksitojnë portrete të Marisë Virgjër më të vjetra. Megjithatë, historia e të krishterëve në këtë pjesë të Sirisë është ende e pa zbuluar dhe do të ketë shumë për të na treguar në vitet e ardhshme. Fatkeqësisht, kjo zonë e Sirisë akoma është nën duart e kalifatit islamik, por që nuk kanë mund ta rrënojnë këtë kishë, për shkak se muret e saj praktikisht janë bartur shumë vite më parë në Yale. Ajo që në atë kohë konsiderohej një vjedhje tipike e imperializmit amerikan, tani po del se ka qenë një shpëtim i këtyre mbetjeve shumë të rëndësishme për antikitetin e krishterë të Sirisë. /ilsussidiario.net/

Shpërndaje

Comments are closed.

« »