Imzot Dodë Gjergji pret një delegacion nga Parlamenti Belgë
Delegacioni i Parlamentit Belgë frëngjishtfolës tetë anëtarësh, i udhëhequr nga Z. Jacques Brotchi, kryetar i komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të parlamentit, të martën ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës në Prishtinë, ku u pritën nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Marrëdhëniet ndërfetare në Kosovë, gjendja e Kishës Katolike në Kosovë, ligji për bashkësitë fetare e tema tjera ishin pika të bisedës njëorëshe në Rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë. Ipeshkvi Dodë Gjergji ka paraqitur gjendjen aktuale të Kishës Katolike dhe raportet e saja me bashkësitë tjera dhe institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
Europa do të duhej të angazhohej më tepër në mbrojtjen e identitetit europian në Kosovë dhe rajon, për të siguruar stabilitetin e brishtë ballkanik e për të siguruar një të ardhme të rajonit në familjen europiane – i porositi parlamentarët belgë Imzot Dodë Gjergji. Në fund u shkëmbyen disa dhurata nga parlamentarët dhe ipeshkvi, që shprehin shenjat e përkatësisë së dy popujve dhe vendeve. /Drita/
[wonderplugin_gallery id=”55″]
« Mësohu ta vështrosh botën me sytë e Zotit ARKEOLOGJI/ Në Siri gjendet portreti më i lashtë i Marisë Virgjër? »