Nunci i ri Apostolik në Shqipëri Mons. Brown paraqiti letrat kredenciale

May 9 • Kisha ndër Shqiptarë

 

Sot, me datë 9 maj 2017, Sh. T. Imzot Charles John Brown, Nunci i ri Apostolik, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani.  Me këtë akt Imzot Brwon edhe zyrtarisht përfaqëson Selinë e Shenjtë pranë Shtetit Shqiptar.

Imzot Charles John Brown, qe emëruar nga Papa Françesku në këtë detyrë më 9 mars të këtij viti. Imzot Brown është kryeipeshkëv titullar i Akuileas e deri tani ka qenë Nunc Apostolik në Irlandë.  

Imzot Charles John Brown, lindi në Nju Jork, më 13 tetor 1959. Kreu studimet në degën e historisë, në Universitetin Notre Dame të Indianas në SHBA. Më pas vijoi teologjinë në Universitetin e Oksfordit në Angli, si edhe u specializua në Studime Mesjetare në Universitetin e Torontos, Kanada, për të përfunduar me studimet në Teologji Sakramentale në Universitetin e Shën Anselmit në Romë.

U shugurua meshtar më 13 maj 1989, në katedralen e Shën Patrikut, në Nju Jork. Ka qenë fillimisht zv.famullitar, pastaj bëhet Kapelan i Shenjtërisë së Tij Papë, ndërsa në shtator 2009, Sekretar i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar. Që nga viti 1994 është edhe funksionar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë. Para se të vinte në Shqipëri ka qenë nunc apostolik në Irlandë.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »