Dashuria, shtëpia ime e sigurt

May 18 • Meditimi i ditës

18 maj 2017 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 15,7-21; Ps 96,1-3.10; Gjn 15,9-11)

 

Prania e Hyjit

Tashti të gjitha mendimet po i orientoj drejt teje, o Zot.
Po i lë anash të gjitha brengat dhe preokupimet e mia
dhe kërkoj pushim dhe këndellje në afërsinë tënde.

 

Liria

Përpiqem që të paktën gjatë këtij momenti të lutjes t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
që ndoshta më mundojnë në këtë çast.
Të gjitha shqetësimet e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap
e kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë shpreh ndjenja falënderimi.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.
Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Gjn 15, 9-11

 

9 Sikurse Ati më ka dashur mua,

ashtu edhe unë ju kam dashur ju.
Qëndroni në dashurinë time!
10 Nëse i mbani urdhërimet e mia,
do të qëndroni në dashurinë time,
sikurse edhe unë që i mbajta urdhërimet e Atit tim
dhe qëndroj në të.
11 Jua thashë këto,
që gëzimi im të jetë në ju
e gëzimi juaj të jetë i plotë.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Do të mendoj për bujarinë e Jezusit: ai më do ashtu siç Ati e do atë. Ai është i sigurt se mund të jem në shtëpi në dashurinë e tij.
  • A mund të dyshoj në të? 

     

    Bashkëbisedimi
     
    Jezus i dashur, po ta hapi zemrën.

    Mund të të them gjithçka më mundon.
    E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.
    Më mëso që të jetoj në dijeni se ti përkujdesesh sot për mua,
    Se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime

     

    Përmbyllja

    Të falënderoj o Zot që i kalova këto pak momente me ty

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
    përgjithmonë e jetës. Amen

     

Shpërndaje

Comments are closed.

« »