Vizioni i Jezusit për jetën time

May 19 • Meditimi i ditës

19 maj 2017 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 15,22-31; Ps 57,8-12; Gjn 15,12-17)

 

Prania e Hyjit

Po ja kujtoj vetvetes, o Zot, se jam në praninë tënde.

Do të gjej strehim te zemra jote të butë.

Ti je fuqia ime në momentet e dobësisë.

Në momentet e pikëllimit Ti je ngushëlluesi im.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muajt e mëparshëm,
a jam i aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Lutu Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Gjn 15, 12-17

 

12 Ky është urdhri im:

duajeni njëri‑tjetrin

sikurse unë ju desha ju!

13 Dashuria më e madhe që ndokush mund

të tregojë është:

të japë jetën e vet për miqtë e vet.

14 Ju jeni miqtë e mi

nëse bëni çka ju urdhëroj unë.

15 Nuk ju thërras më shërbëtorë,

sepse shërbëtori nuk di

çka bën zotëria i tij;

unë ju quajta miq,

sepse ju zbulova gjithçka

që dëgjova prej Atit tim.

16 Ju nuk më zgjodhët mua,

por unë ju zgjodha ju

dhe ju caktova

të shkoni e të jepni fryt

e fryti juaj të qëndrojë;

dhe që Ati t’ju japë

çkado të kërkoni në Emër tim.

17 Këtë gjë ju urdhëroj;

duajeni njëri‑tjetrin!”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

 Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Vëmendja ime nuk është tani e përqendruar në fe, në atë që unë mendoj apo besoj. Jezusi më fton ta pranoj atë që ai beson në lidhje me mua, vizionin e tij – atë që do të duhej të isha.
  • Jam i/e dërguar për të dhënë fryt. Jezusi më beson, më do.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e
përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »