Të jesh shkaktar “shqetësimi”

May 20 • Meditimi i ditës

 20 maj 2017 – E shtune, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 16,1-10; Ps 100,1b-3.5; Gjn 15,18-21)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment

dhe mendoj për praninë jetëdhënëse të Hyjit

në çdo pjesë të trupit tim, në gjithçka rreth meje,

në tërë jetën time.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.

Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.

Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
se si kam ndërvepruar, se si e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 15, 18-21

 

18 “Nëse bota ju urren,

ta dini se para jush më urreu mua.

19 Po të ishit të botës,

bota do t’i donte të vetët,

e pasi nuk jeni të botës,

‑ pse unë ju zgjodha prej botës ‑

për këtë arsye bota ju urren.

20 T’ju bjerë ndër mend fjala që ju thashë:

nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij.

Nëse mua më salvuan

edhe ju do t’ju salvojnë;

nëse fjalën time e mbajtën,

edhe tuajën do ta mbajnë.

21 E të gjitha këto do t’i bëjnë kundër jush

për shkak të emrit tim,

sepse nuk e njohin Atë, që më dërgoi.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Urrejtja” këtu duket si një fjalë shumë e fortë, lë përshtypjen sikur paksa është ekzagjeruar. Nëse në botën time të gjithë janë dakord me mua, a thua mos është dobësuardrita ime dhe kripa ime mos është bërë me një shije të çuditshme?
  • Lus që të mund të dalloj kur jam shkaktar i parehatisë (shqetësimit) te të tjerët, për shkak se jam dishepull/nxënës i Jezusit, e kur jam shkaktar unë vetë te vetja ime.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »