Ku e ndien frymën e jetës dhe forcës?

May 21 • Meditimi i ditës

21 maj 2017 – E diela 6-të e Pashkëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 8,5-8.14-17; Ps 66,1-3a.4-7a.16.20; 1Pt 3,15-18; Gjn 14,15-21)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.
Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.
Sot dëshiroj vetëm që të jem me ty.
Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.

 

Liria

Shumë vetë në këtë moment janë duke pësuar tmerret e luftës.
E përuli kokën në shenjë falënderimi për lirinë që e kam
dhe lus për të gjithë të burgosurit dhe të robëruarit.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe në rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje,për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këtoose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Gjn 14, 15-21

 

15 “Nëse më doni, do t’i mbani urdhërimet e mia.

16 Edhe unë do t’i lutem Atit
dhe Ai do t’ju japë një Mbrojtës tjetër,
që të jetë me ju përgjithmonë:
17 Shpirtin e së Vërtetës,
që bota s’mund ta marrë,
sepse nuk e sheh as nuk e njeh.
Ju e njihni
sepse Ai banon me ju e është në ju.
18 Nuk do t’ju lë jetimë;
do të vij tek ju.
19 Edhe pak kohë e bota nuk do të më shohë më,
ndërsa ju do të më shihni,
sepse unë jetoj edhe ju do të jetoni.
20 Atë ditë do ta kuptoni
se unë jam në Atin tim,
ju në mua e unë në ju.
21 Kush i ka urdhërimet e mia dhe i mban,
ai më do;
dhe atë që më do mua,
do ta dojë edhe Ati im,
edhe unë do ta dua
dhe do t’i dëftohem.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi premton se do të na dërgojë “Mbrojtësin”, “Ngushëlluesin”. Këto fjalë sugjerojnë një person ligji, por në fakt Jezusi na thotë se do të na ndjekë Shpirti, Fryma e tij miqësore që na jep jetë dhe na forcon.
  • Ku gjatë ditës ke nevojë për Shpirtin e tij? Kur lutesh për dhuntinë e Shpirtit Shenjt? Ku je duke e njohur praninë e tij?

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.
Kur bisedoj me Jezusin, duhet me qenë i/e gatshëm/e edhe të dëgjoj gjithçka që ai dëshiron të më thotë.
E paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës kur më vështron.
Mund të jem krejt i/e sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.
Ia çeli zemrën kur i flas për ndjenjat e frikës dhe dyshimet e mia.
Do ta lus të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në përkujdesjen e tij,
i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë e di se ç`është më së miri për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe gjitha krijesave tua.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »