A ke dëshmi për veprimin e Shpirtit Shenjt në jetën tënde?

May 22 • Meditimi i ditës

22 maj 2017 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 16,11-15; Ps 149,1-6a.9b; Gjn 15,26–16,4a)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëm për t’u ulur me shpinë drejt dhe këmbët lëshoji në tokë.Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

Pak janë ata njerëz që e kuptojnë

ç`do të mund të bënte Hyji me ta
po t`i dorëzoheshin në duart e tija
dhe po t`i lejonin t`i formojë hiri i tij. (Shën Injaci)
Lus për hirin e dorëzimit të plotë në dashurinë e Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
dhe më pranon krejtësisht ashtu si jam,
mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.

Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Gjn 15, 26-16,4

 

26 E kur të vijë Mbrojtësi,

të cilin do t’jua dërgoj prej Atit
‑ Shpirti i së Vërtetës, që rrjedh prej Atit ‑ Ai do të dëshmojë për mua.
27 Por edhe ju gjithashtu do të dëshmoni për mua,
spese jeni me mua që në fillim.
1 Jua thashë këto
që të mos moliset feja juaj.
2 Do t’ju përjashtojnë prej sinagogave.
Edhe më! Po vjen koha,
kur secili, që t’ju vrasë,
të mendojë se i bën shërbesë Hyjit.
3 E do të veprojnë kështu,
pse nuk e njohën as Atin as mua.
4 Jua tregova këto gjëra
që, kur të vijë koha,
t’ju bjerë ndër mend se jua pata thënë.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Veprimi i Shpirtit Shenjt e konfirmon jetën dhe dashurinë e Jezusit duke dhënë dëshmi për të vërtetën. Edhe nemund të dëshmojmë se Shpirti/Fryma e Jezusit është i/e gjallë dhe efektiv/e në jetën tonë.
  • Çfarë provash/dëshmish sheh ti për veprimin e Shpirtit Shenjt në jetën tënde? Bisedo me Hyjin për këtë dhe me njerëzit që iu beson.

  

Bashkëbisedimi

Për çka jam i/e vetëdijshëm/e kur lutem?
A po e shoh se ku jam i/e thirrur të rritem në dashuri?
Jezusi është shoku dhe miku im konstant,
dhe i ndaj përvojat dhe dëshirat e mia me të.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe gjitha krijesave tua.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »