A (sh)përqendrohesh në atë që të mungon?

May 23 • Meditimi i ditës

23 maj 2017 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 16,22-34; Ps 138,1-3.7c-8; Gjn 16,5-11)

 

Prania e Hyjit

E pranishme për mua është ajo që ndikon në ekzistencën time.
E sodis praninë e Hyjit, i cili gjithmonë është pranë meje me dashuri,
në mesin e shumë gjërave që gjithashtu ndikojnë në mua.
Ndalem dhe lus që t`i lejoj
që të ndikoj në të jetuarit tim, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

Po të donte Hyji të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?
Po të dëshironte të më jepte zemër dhe të më sfidonte, a do të mund këtë ta vëreja?
Lus për hirin e çlirimit nga brengat vetjake
dhe çiltërinë ndaj asaj çka Hyji dëshiron të më komunikojë

 

Ndërgjegjësimi

Si po e përjetoj/ndjej sot veten?
Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal

 

Fjala

Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.

Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Gjn 16, 5-11

 

5 por tani po shkoj tek Ai, që më dërgoi,

dhe askush prej jush s’po më pyet: ‘Kah po shkon?’

6 por, pse ju thashë këto,

zemrat tuaja u mbushën me trishtim.

7 Por, unë po ju them të vërtetën:

është më mirë për ju të shkoj,

sepse, po s’shkova,

Mbrojtësi nuk do të vijë te ju,

kurse, po shkova,

do ta dërgoj te ju.

8 E kur të vijë Ai,

do ta vërtetojë se bota e ka gabim

në lidhje me mëkatin, me drejtësinë dhe me dënimin.

9 Në lidhje me mëkatin

‑ pse nuk besojnë në mua,

10 në lidhje me drejtësinë,

‑ pse po shkoj tek Ati

dhe nuk do të më shihni më.

11 Në lidhje me dënimin

pse princi i kësaj bote u dënua.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Nxënësit ishin të preokupuar me situatën e tyre, me veten e tyre dhe kur e dëgjuan Jezusin që thoshte se do tëlargohej prej tyre u pikëlluan dhe morën një pamje të zymtë. Nuk ishin në gjendje t`ia vinin mendjen se çfarë u fliste Jezusi, se si i siguronte se do t`ua dërgojë Shpirtin e tij.
    • Kështu ndodhë edhe me ne! Shpesh përqendrohemi në atë që na mungon, në atë që s`e kemi dhe kështu s`arrijmë tadëgjojmë vërtet zërin e Zotit.

  

Bashkëbisedimi

O Zot i mëshirshëm, ma përkujto që kurrë nuk jam vetëm.

Nëpërmjet hirit tënd rrite vetëdijen time që ti dhe rruga jote është krejt çka kam nevojë.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe gjitha krijesave tua.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »