Sa jam i/e aftë ta dëgjoj dhe ta pranoj Shpirtin e Krishtit?

May 24 • Meditimi i ditës

24 maj 2017 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 17,15.22 – 18,1; Ps 148,1-2.11-14; Gjn 16,12-15)

 

Prania e Hyjit

Hyji është me mua. Edhe më shumë: Hyji është në mua, ai bën që unë të jem.

Do të pushoj, të marrë frymë lirshëm një moment në praninë gjallëruese të Hyjit

në trupin, mendjen, zemrën time, në tërë jetën time.

 

Liria 

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shumti më bllokon prirja ime

që të lejoj të robërohem me ndjenjat e frikës dhe me pritshmëri nga ajo se çfarë do të nevojitej apo do të duhej të ishte.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe pjekurisë sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon nga unë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

i vështroj të gjitha ato që më kanë ndodhur ditën e kaluar,

nga momenti i tashëm e në retrospektivë, hap pas hapi.

E sjell në mend gjithë atë që ka qenë e mirë dhe e bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet/anët e dobëta dhe e pyes veten çka më flasin; lus për shërim, përforcim, falje.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Gjn 16, 12-15

 

12 Kam edhe shumë të tjera për t’ju thënë

por tani s’mund t’i kuptoni.

13 E kur të vijë ai ‑ Shpirti i së Vërtetës ‑

Ai do t’ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën.

Ai s’do të flasë prej vetvetes,

por do të flasë çka të dëgjojë

dhe do t’ju zbulojë të ardhmen.

14 Ai do të më lëvdojë,

sepse do të marrë prej simes

e do t’ju zbulojë juve.

15 Gjithçka ka Ati, është imja.

Prandaj edhe ju thashë:

‘Merr prej simes

dhe do t’ju zbulojë juve’.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi ende na flet: lutja na ndihmon për t`u rritur në dashuri, në miqësi dhe në kuptimin e rrugëve të Hyjit. Shpirti/Fryma na ndihmon duke ndërmjetësuar mesazhin e Hyjit, duke na ndihmuar të njohim sesi mënyra jonë e jetës përputhet me atë që Hyji kërkon nga ne dhe duke na zbuluar sesi ajo s`përputhet.
    • Zot, më forco që të jem i/e aftë ta dëgjoj dhe ta pranoj Shpirtin tënd, që ta mbaj në mend që Shpirti yt m`i thotë fjalët e tua.

 

Bashkëbisedimi

Për çka jam i/e vetëdijshëm/e kur lutem?
A po e shoh se ku jam i/e thirrur të rritem në dashuri?
Jezusi është shoku dhe miku im konstant,
prandaj i ndaj përvojat dhe dëshirat e mia me të.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe që luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »