Trumpi dhe Françesku: një takim jo hollywoodian

May 24 • Opinion

 

Nga Antonio Spadaro SJ

 

Vizita e Presidentit të Shteteve të Bashkuara është e rëndësishme për rolin që ky komb ka në arenën ndërkombëtare. Ka qenë e rëndësishme vizita e Presidentit Obama e do të jetë edhe kjo e Presidentit Trump. Ndjenjat mbizotëruese të disa qarqeve shprehin interes, herë pas here, që bashkohet me njëfarë kurioziteti për shkak të disa pikëpamjeve të kundërta mes Papës dhe Presidentit, që shpesh janë plasuar si thjeshtë të vetëkuptueshme.

Porse Papa nuk është njeri ideologjik dhe mendimi i tij nuk është bardh e zi. Papa është shumë realist: ai e di se, sot, situata globale në botë është në një krizë serioze. Në këtë situatë më të rrezikuarit janë ata më të ligshtit. Janë në rritje nacionalizmat, popullizmat, varfëria, «muret». Françesku, Papa i urave, dëshiron të flet hapur me secilin kryetar Shteti që ja kërkon, sepse e di që në kohë krizash nuk ka “të mirë” dhe “të këqij” absolut. Historia e botës nuk është një film hollywoodian. Kurrë nuk arrijnë “tanët” për të na shpëtuar kundër “atyre”. Papa e di se janë në valle gjithnjë e përherë lojërat e interesit. Për këtë nuk hyn në rrjetin e aleancave të para-ndërtuara e shpesh gjen partners të vërtetë tek ata që paraqesin çarje për sa i përket mendimit të ngurtë. Në thelb, mendimi i Papës ka të bëjë me atë që mos të konsiderohet (diçka apo dikush) e gabuar apo e drejtë a priori, por në takim me players të mëdhenj në terren të bisedohet bashkërisht për të propozuar të gjithëve të mirën më të madhe, ushtrimin e soft power, që më duket se është trajtimi specifik i politikës ndërkombëtare të Bergoglio-s.

Papa ka thënë: dua të dëgjoj, të takoj. Përherë mund të gjenden dyert e hapura dhe Papa përpiqet të nis dialogun prej pikave bashkëndarëse me bashkëbiseduesin. Është një përqasje që bënë pjesë edhe në traditën e jezuitëve: është parimi që ne e quajmë praesupponendum (Ushtrimet Shpirtërore, 22), që është çelësi i mendimit dhe qëndrimit bergoglian.

Është e qartë, argumenti që Papa e ka për zemër janë krizat e mëdha humanitare që kërkojnë përgjigje politike afatgjata. Papa është gjithashtu i vetëdijshëm për vlerat shpirtërore dhe etike që e kanë formësuar historinë e popullit amerikan. Kjo është shfaqur dukshëm gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Pra, mund të imagjinojmë se Papa do të shpreh qartas rëndësinë për të ruajtur këto vlera të mëdha të popullit amerikan, e në mënyrë specifike, preokupimin e tij për të varfër, të braktisur e për nevojtarë. Të kujtojmë se ai e kishte bërë këtë në telegramin e urimit me rastin e marrjes së Presidencës. Por, takimi sy me sy do të ketë një vlerë më ndryshe, më të thellë e më të sinqertë.

Shumë pyesin rreth stilit të takimit. Vështirë të thuhet. Gjithçka do të varet nga vetë takimi. Nuk mund të thuhet përpara nëse do të jetë një takim relaksues apo i tendosur. Por sigurisht se do të jetë një takim «i sinqertë», në të cilin Papa do të shpreh mendimet e veta e do të jetë i gatshëm të dëgjojë atë që Presidenti Trump mendon dhe e shpresh.

Në këtë kuptim do të jetë një takim «pa mure».

/www.cyberteologia.it/

Shpërndaje

Comments are closed.

« »