First Lady Melania: foto e vizatime me fëmijët e spitalit “Bambin Gesù”

May 25 • Kisha në botë

Vizitë shumë familjare, ajo e Zonjës së parë amerikane, Melania, dje paradite, në orën 11.00, ndërmjet pacientëve të vegjël të spitalit të Krishtit Fëmijë, që gjendet afër Vatikanit. Zoja bëri disa vizatime me fëmijët, i lejoi ta fotografonin me celularët e tyre të vegjël, u fotografua me ta dhe u shpërndau shumë dhurata, që i kishte sjellë me vete. Pastaj vizita në repartet e terapisë intensive dhe të kardiokirurgjisë. Fëmijët i dhuruan një tufë të madhe me lule, e Melania i vuri sakaq tek këmbët shtatores së Zojës së Mrekullive, duke u ndaluar disa minuta në lutje. Në vijim bëri një fotografi me gjithë grupin e fëmijëve e në librin e Sallës së lodrave të spitalit la shënimin: “Great visiting you! Stay strong and positiv. Much love. Melania”. Në fund la aty edhe firmën, një zemër e një lule.

E së fundi, vizitoi edhe Kapelën e spitalit, ku u gjunjëzua në lutje për disa çaste.

Zonja Melania flet gjashtë gjuhë

Pas vizitës në Vatikan dhe në Spitalin pediatrik të Krishtit Fëmijë, zonja e parë amerikane u takua me kryeministrin italian Gentiloni. Melania iu drejtua Kryeministrit në gjuhën italiane, me pyetjen: “Ciao, come stai?”: “Tungjatëjeta, si jeni!”. Folën disa çaste për Spitalin e sapovizituar e, më pas, zonja amerikane la takim në Taormina, me zonjën Gentiloni. Donald Trump i sqaroi të pranishmit se zonja e tij flet gjashtë gjuhë./radiovaticana.va/

Shpërndaje

Comments are closed.

« »