Kisha Katolike në Kosovë nesër shtegton në Shenjtëroren e Zojës në Letnicë

May 26 • Kisha në Kosovë

 

Nesër, më 27 maj 2017, Famullitë e Ipeshkvisë së Kosovës shtegtojnë në Shenjtëroren Nacionale në Letnicë. Tashmë është bërë traditë e Kishës Katolike në Kosovë, që në të shtunën e fundit të muajit maj të shtegtohet në Letnicë, si përfundim i përshpirtërisë mariane, e cila kultivohet gjatë muajit maj kushtuar Zojës së Bekuar në të gjitha famullitë e kishës sonë.

Mesha e shenjtë do të kremtohet në ora 11:00, të cilës do t’i prijë Delegati Apostolik për Kosovë Sh. T. Mons. Juliusz Janusz dhe Ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergi, në bashkëmeshim me meshtarët e Ipeshkvisë sonë.

Sivjet, në këtë shtegtim, na nderon prania e Delegatit Apostolik për Kosovë, i cili e feston 50 vjetorin e shugurimit meshtarak. Për ta nderuar mysafirin tonë për vizitë dhe për të uruar përvjetorin e tij meshtarak, Ipeshkvia i Kosovës ka përgatitur një koktej rasti për gjithë shtegtarët.

Paçim shtegtim të shenjtë e Zoja e Bekuar ndërmjetësoftë për të gjithë ne. Zoja e Letnicës – Lutu për ne!/drita.info/

Shpërndaje

Comments are closed.

« »