Pritja, mundësi e rritjes së besimit

May 26 • Meditimi i ditës

26 maj 2017 – E premte, Shën Filip Neri, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 18,9-18; Ps 47,2-7; Gjn 16,20-23a)

 

Prania e Hyjit

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i/e tillë si jam.

Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.

Hyji gjithmonë më afrohet i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.

Do të ndalem një moment dhe e përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

Ka pak njerëz që e kuptojnë

çfarë do të mund të bënte Hyji me ta

po të dorëzoheshin në duart e tija

dhe t`i lejonin që t`i formojë hiri i tij (Shën Injaci)

Lus për hirin e dorëzimit të tërësishëm në dashurinë e Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi 

Jetoj në rrjetën e gërshetuar me shumë marrëdhënie, raporte – në lidhje me natyrën, me njerëzit, me Hyjin.

I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që qarkullon përmes tyre.

Disa nga këto raporte janë deformuar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:

Ndoshta për këtë arsye ndihem i/e trishtuar, i/e pikëlluar, i/e nervozuar, i/e zhgënjyer.

Lus për hirin e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ta dëgjoj në mënyrë që ta marrë vesh çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Gjn 16, 20-23

 

20 Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them:

ju do të qani e do të vajtoni

e bota do të gëzojë.

Ju do të trishtoheni,

por trishtimi juaj do të kthehet në gëzim.

21 Gruaja, kur i lind fëmija, është në trishtim,

sepse i erdhi ora e saj,

porse, pasi i lind fëmija,

nuk i bie më ndërmend vuajtja

prej gëzimit që lindi një njeri në botë.

22 Kështu edhe ju: tani jeni të trishtuar,

por unë prapë do të vij t’ju shoh

e zemra juaj do të galdojë

dhe askush s’do t’jua marrë gëzimin tuaj.

23 Atë ditë nuk do të më pyetni më për asgjë.

Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emër tim,

do t’jua japë.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •  Jezusi flet për pikëllimin që do të kthehet në gëzim dhe i fton nxënësit që të jenë të durueshëm siç ishte edhe ai. Ai s`po flet për një pritje të zbrazët, por sheh një mundësi përrritjen e të pasurit besim, që ta thellojmë marrëdhënien tonë me Hyjin që na do.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia kur lus me Fjalën e Hyjit?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo ngjall ndjenja refuzimi?

Ndërsa e imagjinoj Jezusin sesi është duke ndenjur ulur apo është duke qëndruar pranë meje,

me besim, si mikut më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »