U kremtua festa e Shëlbuemit në Berdosanë

May 26 • Kisha në Kosovë

Dje, në filialin e Famullisë së Doblibarës, në Berdosanë, u kremtua festa e Të Shëlbuemit – Të Ngjiturit e Jezusit në Qiell. Meshën e shenjtë e udhëhoqi Don Lush Sopi, famullitari i Novosellës në bashkëkremtim me meshtarë të tjerë të dekanatit të Gjakovës.

Don Lushi e shpjegoi domethënien dhe rëndësinë e kësaj feste për Kishën. Gjatë predikimit të tij ai po ashtu ftoi besimtarët “që të ngitemi edhe ne si Jezusi e të mendojmë në gjërat qiellore dhe hyjnore, e të mos mendojmë në gjërat tokësore, sepse janë kalimtare. Në këtë botë plotë me padrejtësi, xhelozi, inat e smirë, gëzimin e vërtetë e gjejmë vetëm në Jezusin e Ringjallur.” – tha Don Lushi.

Në Kishën e Berdosanës me rastin e festës kanë shtegtuar në këmbë mbi 10 të rinj të Rinisë Françeskane nga Gjakova. Edhe pse moti jo i mirë, megjithatë kanë ardhur besimtarët nga famullitë e rrethit të Gjakovës, por edhe nga Velezha e Jagoda./drita.info/

Shpërndaje

Comments are closed.

« »