Delegati Apostolik për Kosovë, Mons. Juliusz Janusz, nesër e kremton meshën në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë

May 27 • Kisha në Kosovë

 

Delegati Apostolik për Kosovë, Mons. Juliusz Janusz, po qëndron në vizitë treditore në Ipeshkvinë e Kosovës.

Nesër, ditën e diele, 28 maj, Mons. Janusz  do të kremtojë meshën, në bashkëmeshim me Imzot Dodë Gjergjin, në ora 11:00 në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Ai sot, në prani të mijëra besimtarëve, ka kremtuar meshën në Shenjtëroren e Letnicës, me rastin e shtegtimit tradicional të famullive të Kishës sonë, e cila organizohet çdo vit në të shtunën e fundit të muajit maj, i cili i kushtohet Zojës së Bekuar.

Delegati Apostolik do të qëndrojë në Kosovë deri të hënën, kur do të kthehet në Selinë e Nunciaturës Apostolike në Lubjanë, ku e ushtron  detyrën e Nuncit për Slloveni./drita.info/

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »