Sa je “online” me Zotin?

May 29 • Meditimi i ditës

29 maj 2017 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 19,1-8; Ps 68; Gjn 16,29-33)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

i vështroj të gjitha ato gjëra që më ka ndodhur ditën e kaluar,

prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.

I kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.

I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çka po më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ta dëgjoj në mënyrë që ta marrë vesh çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin pastaj do të dëgjoj …

 

Gjn 16, 29-33

 

29 Nxënësit thanë Jezusit:

“Tani po flet haptazi e nuk po përdor kurrfarë shëmbëlltyre.

30 Tani e dimë se di gjithçka e nuk është nevoja të pyesë ndokush. Prandaj besojmë se dole prej Hyjit.”

31 Jezusi u përgjigj:

“Tani besoni?

32 Ja, po vjen koha   madje arriti

kur ju të shpërndaheni secili në punë të vet

e mua të më lini vetëm.

Por, unë nuk jam vetëm,

sepse me mua është Ati.

33 Jua thashë këto që ta keni paqen në mua.

Në botë keni vuajtje,

por mos u trembni

unë e munda botën!”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Pavarësisht mënyrave të ndryshme me të cilat jemi të lidhur në mënyrë digjitale me të tjerët është shumë lehtë që njerëzit të ndihen të vetmuar. Jezusi e dinte se ishte i lidhur me Atin dhe nxirrte forcë prej kësaj. Ai na thërret të kemi të njëjtën marrëdhënie me Të.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »