Papa Françesku priti kryeministrin kanadez Trudeau, ndërmjet temave, ato të G7 të Taorminës

May 30 • Kisha në botë

 

Papa Françesku priti sot në audiencë kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet, bëhet e ditur nga Salla e Shtypit të Vatikanit. .

Gjatë bisedimeve – njofton Salla e Shtypit të Vatikanit – u vunë në dukje marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kanadasë si dhe kontributi i Kishës katolike në jetën shoqërore të vendit.

Më pas “u prekën temat e integrimit dhe të pajtimit, ato të lirisë fetare dhe problematikat e  sotme etike”.

Së fundi – lexohet në komunikatë – u trajtuan edhe disa çështje të karakterit ndërkombëtar, parë edhe në dritën e rezultateve të takimit të rangut të lartë të G7, me vëmendje të veçantë për Lindjen e Mesme dhe zonat në konflikt./RV/

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »