Sa jam i/e lidhur me Fjalën e Zotit?

Jun 1 • Meditimi i ditës

1 qershor 2017 – E enjte, Shën Justini, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 22,30; 23,6-11; Ps 16,1-2a.5.7-11; Gjn 17,20-26)

 

Prania e Hyjit

Ndërsa jam duke ndenjur këtu, të rrahurat e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji është duke më krijuar vazhdimisht.

Ndalem një moment, dhe bëhem i/e vetëdijshëm/e për këtë prani të Hyjit në mua.

 

Liria

Do të mundohem së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta janë duke më munduar në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendosi në duart e Hyjit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi 

E di se Hyji më do në mënyrë të pakusht.

Për këtë arsye sinqerisht e vështroj ditën, ndodhitë dhe përjetimet e kaluara.

A ekziston diçka që o të duhej të isha mirënjohës/e? Atëherë do të falënderoj.

Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem aty, në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më rrëmben, që më flet personalisht.

 

Gjn 17, 20-26

 

20 Në atë kohë Jezusi iu lut Atit: Nuk po të lutem vetëm për këta,

por edhe për të gjithë ata,

që, për shkak të fjalës së tyre,

do të besojnë në mua:

21 që të gjithë të jenë një.

Sikurse ti, Atë, që je në mua

dhe unë në ty,

ashtu edhe ata të jenë në ne,

që ta kuptojë bota se ti më dërgove.

22 Edhe unë ua dhashë lavdinë

që ti ma dhe

që të jenë një

sikurse ne jemi një

23 ‑ unë në ta e ti në mua,

që të jenë plotësisht një,

që bota ta dijë se ti më dërgove

dhe se i deshe ata siç më deshe mua.

24 Atë,

dua që ata, të cilët m’i dhe,

të jenë aty ku jam unë,

bashkë me mua,

që të kundrojnë lavdinë time,

lavdinë që ti ma dhe,

sepse më deshe

para se të krijohej bota.

25 Atë i drejtë!

Bota nuk të njohu

e unë të njoha.

Edhe këta e kuptuan

se ti më dërgove.

26 Këtyre ua dëftova Emrin tënd

dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj,

që dashuria me të cilën ti më deshe mua,

të jetë në ta

‑ dhe unë në ta.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi po lutet për mua. Unë jam një nga ata që besojnë nëpërmjet fjalës që përçohet me vite të tëra, person mbas personi në një zinxhir të pandërprerë.
  • E zë vendin tim në këtë linjë të ndershme dhe lus që të mund ta përçoj Fjalën në tërë të vërtetën e saj, duke mos harruar që ajo vjen nga Jezusi. 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton të biseduarit dhe të dëgjuarit.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i/e gatshëm/e dhe të dëgjoj gjithçka që ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri ndërsa ai më vështron.

Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin ndërsa ia besoj brengat dhe gëzimet e mia.

Ia hapi zemrën ndërsa i flas për ndjenjat e frikës dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë në mënyrë që të mund t`i besohem plotësisht përkujdesjes së tij,

i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë e di cila është gjëja më e mirë për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »