Si e do Jezusin?

Jun 2 • Meditimi i ditës

2 qershor 2017 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 25, 13b-21; Ps 103; Gjn 21,15-19)

 

Prania e Hyjit

Duke filluar këtë tërheqje të shkurtër shpirtërore pusho një moment duke i lënë anash shpërqendrimet, brengat vetjake.

Merr frymë mirë, thellë dhe njihe se je në praninë e dashur të Zotit.

 

Liria 

Ftoje Shpirtin Shenjt që të të ndihmojë të shikosh ditën siç e shikon Jezusi. Çfarë gëzimi ke gjetur sot? Ku e ke ndier dashurinë e Zotit? Çfarë ke bërë sot për të përgatitur rrugën qëHyji ta dërgojë  Shpirtin e tij të Shenjtë?

 

Ndërgjegjësimi 

Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, më përshkon, më flet personalisht.

 

Gjn 21, 15-19

 

15 Pasi hëngrën mëngjesin, Jezusi e pyeti Simon‑Pjetrin:

“Simon Gjoni, a më do ti më shumë se këta?”

“Po, Zotëri ‑ iu përgjigj ‑ Ti e di se të dua!”

“Kulloti qengjat e mi! ‑ i tha Jezusi.

16 Prapë e pyeti të dytën herë:

“Simon Gjoni, a më do ti mua?”

“Po, Zotëri, ti e di se të dua!” ‑ iu përgjigj Pjetri.

“Kulloti delet e mia!” ‑ vijoi Jezusi.

17 I tha për të tretën herë:

“Simon Gjoni, a më do?”

Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:

‘A më do?’ dhe iu përgjigj:

“Zotëri, Ti di gjithçka! Ti e di se të dua!”

I tha Jezusi:

“Kulloti delet e mia!”

18 Përnjëmend, përnjëmend po të them:

kur ti ishe më i ri

e ngjeshje vetveten

dhe shkoje kah doje;

porse kur të plakesh,

do t’i hapësh duart

e një tjetër do të të ngjeshë

e do të të çojë, ku ti nuk dëshiron.”

19 I tha këto fjalë për t’i lajmëruar se me ç’vdekje do ta lavdëronte Hyjin. Pastaj i tha: “Më ndiq mua!”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •               Ajo që këtu duket si një bisedë e shkurtër zakonisht ndodh gjatë një kohe më të gjatë.
  •    Vështroje jetën tënde: dalloji vendet ku të ka pyetur Jezusi: “A më do ti mua?” Mendo si i je përgjigjur, jo vetëm një herë, por disa herë. Shih, gjithashtu, se si ke vepruar nëemër të Jezusit – si je ushqyer, kujdesur, udhëhequr.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »