Zoti na krijon vazhdimisht

Jun 5 • Meditimi i ditës

5 qershor 2017 – E Hënë, Shën Bonifaci, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Tob 1,1a.2; 2,1-9; Ps 112,1-6; Mk 12,1-12)

 

Prania e Hyjit

Teksa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,
ai jetës sime dhe gjithë asaj që më rrethon i jep jetë.
Do të qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit.

 

Liria

”Jam i/e lirë”.
Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë mrekullie.
Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.
Faleminderit, o Zot.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,
mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë se si jam.
Si po kalon dita? Si po e ndjej veten në këtë moment?
Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.
Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Mk 11, 1-12

 

1 Atëherë Jezusi filloi t’u flasë në shëmbëlltyra:
Një njeri mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, punoi shtrydhësin, ndërtoi kullën, ua dha për gjysmë vreshtarëve dhe shkoi në dhe të huaj. 2 Në kohën e duhur dërgoi shërbëtorin e vet te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të fryteve të vreshtit. 3 Ata e kapën, e rrahën dhe e nisën duarthatë. 4 Ai prapë dërgoi tek ata një tjetër shërbëtor, por edhe këtij t’i hoqën dru kresë dhe e poshtëruan. 5 Pastaj dërgoi edhe të tretin: këtë e vranë. Çoi edhe shumë të tjerë. Edhe këta disa i rrahën e disa i vranë.
6 Kishte vetëm edhe një: djalin e vet të dishirit. Të fundit ua dërgoi atë. Mendonte. ‘Do të ma nderojnë djalin.’ 7 Por ata, vreshtarët, i thanë njëri‑tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim e neve do të na mbesë trashëgimi!’ 8 E kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
9 Ç’do t’u bëjë (tani) zotëria i vreshtit? Do të vijë e do t’i vrasë ata vreshtarë e vreshtin do t’ua japë të tjerëve.
10 Po a nuk i keni lexuar këto fjalë në Shkrimin e shenjtë:
‘Guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit u bë guri i këndit;
11 kjo është vepër e Zotit,
sa mrekulli në sytë tanë!’“
12 Mendonin ta kapnin, por druanin popullin. E morën vesh mirë se Jezusi e kishte drejtuar këtë shëmbëlltyrë kundër tyre. E lanë e shkuan.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi dhe porosia e tij janë guri i këndit i jetës sonë – e vërteta dhe dashuria që japin siguri, bindje dhe udhëheqje. E gjithë dashuria dhe mirësia janë krijuar nëpër të. Edhe mënyra me të cilën jetojmë dhe përpiqemi të jetojmë sipas ungjillit është vepër e Zotit. Jeta dhe dashuria janë dhuratë prej Zotit, kriteri i krijimit permanent të Zotit në ne.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, gjatë qëndrimi tënd në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.
Më mëso që të kem mirëbesim fëmijëror në ty.
Që të jetoj me vetëdije se kurrë nuk do të më lëshosh.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe gjitha krijesave të tua.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »