Si merr vendime?

Jun 6 • Meditimi i ditës

6 qershor 2017 – E  martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Lutjet e ditës: Tob 2,10-23; Ps 112,1-2.7b-9; Mk 12,13-17)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment dhe provoj të ndërgjegjësohem se Zoti është i pranishëm:

në afërsinë time, në atë çfarë bëj, në njerëzit të cilët i takoj,

në rrethanat e përditshme në të cilat ndodhem.

Si mund ta bëj këtë realitet edhe më të gjallë?

 

Liria

Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte

se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,

dhe kurrë nuk do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,

i cili me gjeninë e tij depërton për të nxjerr të gjitha ato çfarë mund të bëhet prej këtij trungu (Shën Injaci)

Lus për hirin shenjtë që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?

A jam ndoshta i/e lodhur, me stres apo jashtë forme?

Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,

a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 12, 13-17

 

13 Pastaj i dërguan disa prej farizenjve e herodianëve me qëllim që ta zënë në fjalë. 14Këta erdhën e i thanë:

“Mësues, e dimë se je njeri që flet të vërtetën. Nuk shqetësohesh për askënd, se ti nuk e merr parasysh pozitën që kanë njerëzit kur është puna të mësosh të vërtetën ashtu si kërkon Hyji të jetojmë. A është e lejueshme t’ia paguajmë Cezarit tatimin apo jo? A t’ia japim apo të mos ia japim.”

15 Ai e hetoi dredhinë e tyre dhe u tha:

“Pse po më sprovoni? Ma bini ta shoh një denar!”

16 Ata ia sollën. Ai i pyeti:

“ E kujt është kjo fytyrë e ky mbishkrim?”

“ Të Cezarit.” ‑ iu përgjigjën ata.

17 Jezusi u përgjigj:

“Çka i përket Cezarit, jepjani Cezarit e çka i përket Hyjit, jepjani Hyjit!”

I la me gojë hapur.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt

 

  • Jezusit i është dashur të jetë i zgjuar. Njerëzit shpesh herë i vendosnin gracka duke parashtruar pyetje ku çdo përgjigje do të mund ta komprometonte. Shpesh herë i pyeste: “Përse po më sprovoni?” E dinte ndërlikimin e opozitës. Na ka këshilluar që të lutemi: “mos na lër të biem në tundim”. Jezusi ka prurë vendime në bazë të urtisë që kishte nga lidhja e tij me Atin.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua o Zot më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »