Ta kemi jetën në plotësi, dëshira e Zotit

Jun 7 • Meditimi i ditës

7 qershor 2017 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Tob 3,1-11.24-25; Ps 25,2-5ab.6.7bc-9; Mk 12,18-27)

 

Prania e Hyjit

E mrekullueshme është të rrish me shokë, të jesh në afërsinë e tyre.

Kur jam me ty, o Zot, e di se jam në praninë e Krijuesit tim.

Më ke krijuar prej dashurisë.

Madje të gjitha flokët e kresë i kam të njehur.

Prania jote, o Zot, është më e madhe se gjithçka.

 

Liria

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.

Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.

Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka për ç`gjë duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të falënderohem.

Diçka për ç`gjë ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, me besim.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mk 12, 18-27

 

18 Saducenjtë që mësojnë se nuk ka ringjallje, erdhën dhe e pyetën:

19 “Mësues, Moisiu shkroi për ne: ‘Po vdiq vëllai i ndokujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij të martohet me gruan e tij e t’i lindë fëmijë vëllait të vet’.

20 Tashti, ishin shtatë vëllezër. I pari u martua dhe vdiq, por nuk la pasardhës. 21 I dyti e mori atë e vdiq, por nuk la trashëgimtar. Po ashtu edhe i treti. 22 Asnjëri prej të shtatëve nuk la trashëgimtar. Pas të gjithëve vdiq edhe gruaja. 23 Pas ringjalljes (kur të ngjallen) gruaja e cilit do të jetë? Sepse, të shtatë e patën grua.”

24 Jezusi u përgjigj:

“Po a nuk jeni në gabim pikërisht pse nuk e kuptoni Shkrimin e shenjtë e pushtetin e Hyjit? 25 Sepse, kur njerëzit të ngjallen prej së vdekuri, as burrat s’do të marrin gra, as gratë burra, por do të jenë porsi engjëjt në qiell. 26Për sa pastaj i përket çështjes së ringjalljes të të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut, në fragmentin mbi dukurinë e ‘Kaçubës’, se si i tha Hyji: ‘Unë jam Hyji i Abrahimit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit?’ 27 Hyji nuk është Hyji i të vdekurve, por i të gjallëve.

Jeni shumë gabim!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt

  • Fjalia e fundit e tregon problemin njerëzor. Nuk ka rëndësi kë apo sa njerëz i kemi dashur në jetë; raportet ndërnjerëzore në amshim i shikojmë si pjesë e misterit të Hyjit dhe jetës së pasosur. Gjithë ajo që dimë është se Hyji është Hyji i të gjallëve dhe e dimë se dëshira e Zotit është tash dhe në amshim që ta kemi jetën, jetën në plotësi.

 

Bashkëbisedimi

I vetëdijshëm se ende jam në praninë e Hyjit,

e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo është ulur afër meje,

dhe i flas gjithçka kam në mendje, çfarë ma thotë zemra,

si shoku shokut.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »