Lutja dhe praktika fetare në shërbim të dashurisë

Jun 8 • Meditimi i ditës

8 qershor 2017 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Tob 6,10-11a; 7,1.9-17; 8,4-10; Ps 128,1-5; Mk 12,28b-34)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment e mendoj për praninë e fshehur të Hyjit në sende: në elemente duke u dhënë që ato të ekzistojnë;
në bimë duke u dhuruar jetën; në kafshë duke u dhënë që të ndjejnë;
dhe më në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto edhe më shumë,
më bën tempull, vendbanim të Shpirtit të Shenjtë.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë kollaj e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e ndjej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur se ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar
E pranoj atë çfarë ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam ralisht.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mk 12, 28-34

 

28 Një nga skribët që kishte dëgjuar rragatjen e tyre, duke parë se Jezusi u përgjigj mirë, iu afrua dhe e pyeti:

“Cili urdhërim është i pari i të gjitha urdhërimeve?”

29 Jezusi iu përgjigj:

“I pari është: ‘Dëgjo, Izrael! Zoti Hyji ynë, është një Zot i vetëm. 30 Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde!’

31 Urdhri i dytë është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’ Tjetër urdhër më të madh se këta nuk ka.”

32 Skribi u përgjigj:

“Mirë fort, Mësues! U përgjigje ashtu siç është e vërteta! Ai është i Vetmi, e pos tij s’ka tjetër. 33 Të duash Atë me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë fuqi e të duash të afërmin tënd porsi vetveten, ’ vlen më shumë se të gjitha flitë e shkrumbimit e theroret.”

34 Jezusi, duke parë se u përgjigj me urti, i tha:

“Nuk je larg prej Mbretërisë së Hyjit.”

Dhe askush s’pati më guxim të hyjë me të në rragatje.

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

 

  •  Vendi qendror që e zë dashuria në jetën fetare është temë e përhershme e Jezusit. Tradita hebraike e shumë gjeneratave është shprehur në formulën e cituar në pjesën e leximit të ungjillit. Mund të mbrohemi me detaje të vogla fetare gjatë kohës kur e lëmë pas dore parësinë e dashurisë. Lutja dhe praktika fetare janë në shërbim të dashurisë.

  

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për këto momente që munda t`i kaloj veëtm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »