Lutja, fjalët e Jezusit të bluara me zemër

Jun 9 • Meditimi i ditës

 9 qershor 2017 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Tob 11,5-17; Ps 146,1b-2.6c-10; Mk 12,35-37)

 

Prania e Hyjit

Gjatë kohës teksa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i të frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht.

Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e përjetoj, si po e ndiej sot veten?
Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Mk 12, 35-37

 

35 Kurse Jezusi, duke mësuar në Tempull, bëri këtë pyetje:

“Si mund të thonë skribët se Mesia është biri i Davidit, 36 kur vetë Davidi, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, tha:

‘I tha Zoti Zotit tim:

rri në të djathtën time,

derisa t’i vë armiqtë e tu

shtrojë të këmbëve të tua?’

37 Vetë Davidi e quan atë Zot! Si është atëherë i biri?” Masat e popullit e dëgjonin me kënaqësi.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Shpesh herë mbesim me gojë hapur para asaj çfarë ka thënë dhe bërë Jezusi. Njerëzit e kohës së Jezusit kanë mbetur po ashtu me gojë hapur dhe të çuditur. Lutja është kohë kur fjalët e Jezusit nga koka i lëshojmë te zemra. Lutja përfshin hyrjen tonë në fshehtësinë e Zotit dhe pranimin me përvujtëri se nuk i njohim të gjithat!

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i/e gatshëm/e edhe të dëgjoj gjithçka që ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës kur më vështron.

Mund të jem krejt i/e sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.

Ia çeli zemrën kur i flas për frikën dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në përkujdesjen e tij,

i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »