Sa i përngjaj Zotit – dhurues dhe bujar?

Jun 11 • Meditimi i ditës

11 qershor 2017 – E diel, TRINIA E SHENJTË, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal 34,4b-6.8-9; Ps: Dan 3,52-56; 2Kor 13,11-13; Gjn 3,16-18)

 

Prania e Hyjit

Ndalu një moment dhe paramendoje se si Hyji është duke të vështruar. Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt gëzohen për dëshirën e madhe tënde që këtë kohë po ia kushton lutjes.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i orientoj mendimet e mia drejt Teje.
Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.
Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje,për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këtoose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Gjn 3, 16-18

 

16 Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën
sa që dha një të vetmin Birin e vet
kështu që, secili që beson në të,
të mos birret,
por të ketë jetën e pasosur.
17 Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin
që ta dënojë botën,
por që bota të shpëtojë nëpër të.
18 Kush beson në të,
nuk dënohet,
ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani,
pse nuk besoi
në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit.
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Në natyrën e Hyjit është që të jetë dhurues dhe bujar, zemërgjerë. Jezusi na tregon se si duhet të sillemi me Atin me përvujtëri, gëzim dhe bujari – zemërgjerësi.
  • Ndjekja apo imitimi i Jezusit është një thirrje jetë, që ta pranoj identitetin dhe dinjitetin tim të vërtetë.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.
Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.
I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.
Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që i kalova këto pak momente me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »