Kur dashuron, edhe e lavdëron Zotin

Jun 13 • Meditimi i ditës

13 qershor 2017 – E marte, Shën Ndou i Padovës, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Kor 1,18-22; Ps 119,129-133.135; Mt 5,13-16)

 

Prania e Hyjit

Teksa jam duke qëndruar këtu, të rrahurat e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji është duke më krijuar vazhdimisht.

Ndalem një moment, dhe bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit në mua.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

E lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur,

dhe vërej fjalën apo shprehjen që më flet diçka.

 

Mt 5, 13-16

 

13 “Ju jeni kripa e tokës. Po qe se kripa prishet, me çka mund të kripet? S’vlen më për asgjë, përveçse të hidhet jashtë e ta shkelin njerëzit.

14 Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit. 15 As nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta vënë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi. 16 Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt

 

  • Mirësia që shkëlqen nga jashtë nuk mund të fshihet. Mirësia e Jezusit ka ardhur në shprehje madje edhe në errësirën e pësimeve – mundimeve, dhe i ka tërhequr njerëzit e mirë.
  • Dhurata e Zotit për çdonjërin është dhuratë me të cilën e ndërton bashkësinë dhe e lavdëron Zotin. Gjithçka që bëhet nga dashuria është për nder e lavd të Zotit, sepse dashuria dhe të dhënit lavd Hyjit në mënyrë jo egoiste shkojnë bashkë. 

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj o Zot për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe të gjitha krijesave tua.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »