Si ndikon eukaristia – falenderimi në jetën tënde?

Jun 15 • Meditimi i ditës

15 qershor 2017 – E enjte, KORPI E GJAKU I KRISHTIT, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Lp 8,2-3.14b-16a; Ps 147,12-15.19-20; 1Kor 10,16-17; Gjn 6,51-58)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëm për t’u ulur me shpinë drejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdontë marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë Tënde.

Më mëso ta njoh praninë Tënde në të tjerët.

Ma mbush zemrën me mirënjohje për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet kujdesit të njerëzve të tjerë e ke treguar dashurinë Tënde për mua.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm pa u ngutur, disa herë,
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 6, 51-58

 

51 Unë jam buka e gjallë

që zbriti prej qiellit:

nëse ndokush ha këtë bukë,

do të jetojë për amshim.

E buka që unë do ta jap

është trupi im

‑ për jetën e botës.”

52 Atëherë judenjtë filluan të grinden me shoqi‑shoqin e thoshin:

“Si mundet ky të na japë trupin (e vet) për ushqim?”

53 Prandaj Jezusi u tha:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriut

e nuk e pini gjakun e tij,

nuk keni jetë në vetvete!

54 Kush ushqehet me trupin tim

dhe pi gjakun tim

ka jetën e pasosur.

Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit.

55 Sepse trupi im është ushqim i vërtetë

e gjaku im është pije e vërtetë.

56 Kush ushqehet me trupin tim

dhe pi gjakun tim

ai mbetet në mua

dhe unë në të.

57 Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallë

dhe unë jetoj për Atin,

po ashtu edhe ai që më ha mua

do të jetojë për mua.

58 Kjo është buka që zbriti prej qiellit,

jo porsi ajo që hëngrën etërit

e vdiqën:

kush ushqehet me këtë bukë

do të jetojë në amshim.”

 
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi na jep jetën e vet. Lehtë shqetësohemi me diskutime dhe humbasim në komplikime. Vetëm në lutje, thellë në zemrën e besimit, mund ta marrim mençurinë që Jezusiofron dhe t`i hapemi këndelljes, ripërtëritjes që Ai na mundëson.
  • Falëndero për dhuratën e Eukaristisë vështro si të ka ndryshuar ajo dhe çka të ka ngjallë në ty.

 

Bashkëbisedimi

Jezus i dashur, po ta çeli zemrën.

Mund të të them gjithçka më mundon.

E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.

Më mëso që të jetoj në dijeni se ti përkujdesesh sot për mua,

se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »