Atë Giovanni Peragine, ipeshkëv i ri i Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut

Jun 16 • Kisha ndër Shqiptarë

Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen Shkëlqesisë së Tij, Imzot Hil Kabashit, françeskan, nga detyra e udhëheqjes baritore të Administratës Apostolike të Shqipërisë së Jugut, e njëkohësisht emroi administratorin e ri apostolik të Shqipërisë së Jugut, Atë Giovanni Peragine, rregulltar barnabit, që deri tani ka shërbyer si famullitar në kishën e Shën Kollit në Milot, Argjipeshkvia Tiranë-Durrës.

Curriculum Vitae

Atë Giovanni Peragine ka lindur në Altamura (Bari – Italy -) më 25.06.1965

Ka mbaruar shkollën e mesme në ITC në Bologna në 1985

Ka frekuentuar Universitetin në Romë pranë Universitetit Papnore Urbaniana duke diplomuar në Filozofi në 1987 dhe marr master në Teologji biblike në 1993.

Më 20 mars 1993 është shuguruar meshtar në Romë

Nga1993-1998, ka punuar pranë famullisë Zoja e Provanisë Hyjnore në Firenze si

zëvendës famullitar e si mësues i shkollës së mesme pranë Kolegji “La Querce”.

Më 27 shtator 1998 ka mbërritur në Milot si zëvendës famullitar dhe drejtor i

seminarit të Etërve Barnabit në Milot.

Nga 2002 është famullitari i Kishës në Milot.

Nga 2002 është emëruar Dekan i pjesës së veriore të Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës

Nga 2006 është këshilltar i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut.

Nga 2009 është President Kombëtar i KSHEL-it (Konferencës Shqiptare të

Eprorëve të Lartë)

Nga 2009 zëvendës Provinciali i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut.

Nga marsi i vitit 2012 është Presidenti e UCESM-it (Bashkimi i Konferencës Europiane të Eprorëve të Lartë).

(Marrë nga Buletini i Selisë së Shenjtë, jetëshkrim zyrtar)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »