Cilësia, baza e çdo marrëdhënieje
16 qershor 2017 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: 2Kor 4,7-15; Ps 116,10-11.15-18; Mt 5,27-32)
Prania e Hyjit
Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i çdo gjëje që ekziston, që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.
Liria
Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte
se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,
dhe kurrë nuk do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,
i cili me gjeninë e tij depërton për të nxjerr të gjitha ato çfarë mund të bëhet prej këtij trungu (Shën Injaci)
Lus për hirin shenjtë që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.
Ndërgjegjësimi
Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,
më përkujto, o Zot,
se je gjithmonë pranë meje.
Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.
Fjala
Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.
Mt 5, 27-32
27 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Mos e the kurorën!’ 28 E unë po ju them: kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të. 29 Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh njërën nga gjymtyrët e tua, se i tërë trupi yt të hidhet në ferr. 30 E nëse dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje e hidhe larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh një gjymtyrë se i tërë trupi yt të hidhet në ferr.”
31 “Qe thënë edhe: ‘Kush e ndan gruan e vet, le t’ia japë letrën e ndarjes.’ 32 E unë po ju them: kushdo e ndan gruan e vet ‑ përveçse në rastin e fëlligështisë ‑ e bën atë të thyejë kurorën; e nëse ndokush martohet me gruan e ndarë, then kurorën.”
Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Shoqëria e asaj kohe ishte e fokusuar fuqimisht në ligj. Por Jezusi thotë se besnikëria reciproke dhe respekti i madh duhet t`i cilësojnë marrëdhëniet tona.
- Mëkati qëndron në përkeqësimin e këtyre marrëdhënieve. Ideale do të ishte që marrëdhënia martesore të pasqyrojë besnikërinë dhe dashurinë e vazhdueshëm e Hyjit ndaj nesh. A mund të ndihmojë në ndonjë mënyrë për të konsoliduar, përforcuar të paktën një martesë – timen ose të dikujt tjetër?
Bashkëbisedimi
Ç` ndodhë në mua kur lus?
A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?
E paramendoj Jezusin duke ndenjur apo është ulur pranë meje
dhe ia paraqes të gjitha çfarë jam duke ndjerë.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Emërohen Ipeshvijtë e rinj në Shqipëri: Don Simon Kulli, Don Gjergj Meta e Atë Givanni Peragine Don Simon Kulli, ipeshkëv i ri i Dioqezës së Sapës »