Don Gjergj Meta, ipeshkëv i ri i Rrëshenit

Jun 16 • Kisha ndër Shqiptarë

 

Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e Shkëlqesisë së Tij, Imzot Cristoforo Palmieri, nga detyra e udhëhqjes baritore të dioqezës së Rrëshenit e njëkohësisht ka emëruar ipeshkëv të ri të Rrëshenit, Don Gjergj Metën, vikar i përgjithshëm i Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës. 

 

Curriculum vitae

Don Gjergj Meta ka lindur në Durrës më 20 prill 1976. Pasi ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen në Shqipëri, në vitin 1994 hyn në Seminarin e Argjipeshkvisë së Barit (Itali), ku vijon një vit propedeutik. Gjatë viteve 1995-2000 ka vijuar teologjinë në Fakultetin e Teologjisë në Seminarin Regjional të Molfettas (Bari).

Është shuguruar meshtar më 21 prill 2001 për Ipeshkvinë e atëhershme Durrës-Tiranë.

Nga 2001-2002 ka qenë zëvendës famullitar në kishën Konkatedrale “Shën Luçia” në Durrës.

Nga 2001-2006 ka qenë anëtar i Këshillit Prezbiterial Dioqezan.

Nga 2001-2003 ka kryer detyrën e zëvendës famullitarit në kishën Katedrale “Shën Pali” në Tiranë dhe nga 2003-2006 ishte administrator famullie në të njëjtën kishë. Në të njëjtën periudhë ka qenë përgjegjës për Pastoralin Universitar të Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës në nivel kombëtar.

Nga 2006-2009 ka studiuar të Drejtën Kanonike në Universitetin Gregoriana në Romë, ku ka kryer nivelin master.

Nga 2009-2010 përsëri ka qenë zëvendës famullitar në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë.

Nga 2009 ka qenë anëtar i Këshillit Prezbiterial dhe Këshillit të Konsultorëve, Gjyqtar pranë Gjyqit Ndërdioqezan të Shqipërisë të shkallës së parë, ligjërues i të Drejtës Kanonike pranë Institutit Teologjik në Seminarin Ndërdioqezan në Shkodër.

Nga 2009-2012 ka kryer detyrën e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

Nga 2010-2013 famullitar i Famullisë “Shën Gjon Maria Vianney” në Kamëz dhe administrator i famullisë në Gramëz dhe Luz.

Nga 2013-2016 famullitar i Konkatedrales “Shën Luçia” në Durrës dhe Dekan i Dekanatit të pjesës Perëndimor të Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës, si dhe anëtar i Komisionit për Liturgji e për Formimin Permanent të meshtarëve.

Nga dhjetori i vitit 2016 deri në emnimin ipeshkëv i Rrëshenit, ka kryer detyrën e Vikarit Gjeneral të Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës dhe zëdhënës i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.
(Marrë nga Buletini i Selisë së Shenjtë, jetëshkrim zyrtar)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »