A besoj në fuqinë e dashurisë dhe mirësisë?

Jun 19 • Meditimi i ditës

19 qershor 2017 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: 2 Kor 6,1-10; Ps 98, 1-4; Mt 5,38-42)

 

Prania e Hyjit

“Ndaluni e shihni se unë jam Hyji.” (Ps 46,11)
Qetësohu dhe shihe, njihe Zotin.

O Zot, fjalët e tua na çojnë në
qetësinë dhe madhështinë e Pranisë sate.

 

Liria
O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të përzgjedh.

Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Vetëdijesohem se jam në praninë e Hyjit.

Do të gjej mburojën në zemrën e tij që dashuron.

Ai është fuqia ime në momentet e dobësisë,

ngushëllues në momentet e trishtimit.

 

Fjala

E lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Lexoj ngadalë

dhe vërej fjalën apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mt 5, 38-42

 

38 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Syrin për sy e dhëmbin për dhëmb’. 39 Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën. 40 Atij që do të të qesë në gjyq për të të marrë këmishën, jepja edhe pallton. 41 E nëse ndokush të shtrëngon të ecësh me të një milje, ti bëji dy; 42 atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua, mos ia kthe shpinën.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Për shumë të krishterë të mirë, kjo është pjesa më e vështirë dhe më paradoksale e tërë ungjillit. Nga njëra anë, ne e dimë se hakmarrja nuk do të na çojë askund përveçse drejt një spirale edhe më të thellë të dhunës. Nga ana tjetër, si të parandalohet e keqja, nëse bëjmë atë që thotë Jezusi – që “mos t`i rezistosh keqbërësit”? A është e mundur t`a kthesh faqen tjetër, kur jemi të sulmuar?
    • Jezusi na tregon se e keqja është e zotëruar dhe se jeta e keqbërësit ndryshon, kur i rezistojmë të keqes, jo me mënyrën e atij që bën të keqen, por duke besuar në fuqinë e dashurisë dhe mirësisë. Kjo është logjika e ringjalljes! Me ringjallje është arritur fitorja përfundimtare, kur Jezusi i deshi miqtë dhe armiqtë e vet deri në fund – deri te ajo pikë, sa që e humbi jetën e vet edhe pse ishte i pafajshëm.
    • E lus Atin që të ma japë frymën/shpirtin e Jezusit: gatishmërinë për të ecur edhe miljen më shumë dhe ta kthej faqen tjetër.

  

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »