A ndikon shpirti i keq në zemrën time?

Jun 28 • Meditimi i ditës

28 qershor 2017 – E mërkurë, Shën Ireneu, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 15,1-12.17-18; Ps 105,1-4.6-9; Mt 7,15-20)

 

Prania e Hyjit

Ajo që është pranë meje është diçka që do të më formojë dhe udhëheq.

E marr me mend praninë e Zotit: në mua, ai është gjithmonë këtu, gjithmonë me dashuri,

në mesin e shumë ndikimeve që më rrethojnë dhe prekin.

Ndalem dhe lus që Zoti

të më formojë dhe udhëheq, tani në këtë moment.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Mt 7, 15-20

 

15 “Ruajuni prej profetëve të rrejshëm, që vijnë tek ju e ju shtiren si dele, kurse përbrenda janë ujq grabitqarë. 16 Do t’i njihni prej fryteve të tyre. A thua vilet rrushi prej ferrave ose fiqtë prej murrizave?

17 Kështu çdo pemë e mirë, jep fryte të mira, kurse çdo pemë e keqe jep fryte të këqija. 18 Një pemë e mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një pemë e keqe nuk mund të japë fryte të mira. 19 Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, pritet e hidhet në zjarr. 20 Kështu, pra, do t’i njihni profetët prej veprave të tyre.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi posedonte një qartësi të jashtëzakonshme lidhur me atë se çfarë ndodhte në zemrën e njeriut. Shpesh e vërej shpirtin e keq sesi vepron në zemrën e tjetrit, por si qëndron puna mezemrën time?
  • Do ta imagjinoj veten se jam një pemë. Cili lloj do të isha? Çfarë madhësie dhe ngjyre do të kisha?O Zot, bëj që të jap fryte të mira në kohën e korrjes. 

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »