A e njoh mirë fenë time?

Jun 29 • Meditimi i ditës

29 qershor 2017 – E enjte, Sh`Pjetri e Sh`Pali, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 12,1-11; Ps 34,2-9; 2Tim 4,6-8.17-18; Mt 16,13-19)

 

Prania e Hyjit

Ajo çka mundohem të bëj këtu është që kohën ta lë më një anë

dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.

Mundohem ta paramendoj Jezusin si është ulur pranë meje

dhe bisedoj me të mbi të gjitha çfarë është duke më ndodhur në jetë.

Mundohem ta marr vesh që në mundësi të panumërta

Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.

E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.

Ngarkimi dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije mbi praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Jam i/e vetëdijshëm/e për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.

Sa për tash, provoj të qëndroj i/e qetë dhe i/e hapur se çka dëshiron të më thotë prania e Tij.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë për të zgjedhur.

Më ndihmo që të zgjedh që të mund të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

Ata në burg, ata që nuk janë të lirë publikisht ta shprehin fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnesën tënde, në të gjitha gjërat që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

i vështroj të gjitha ato që më kanë ndodhur ditën e kaluar,

që nga momenti i tashëm e në retrospektivë, hap për pah.

E kujtoj gjithë atë që ka qenë e mirë dhe e bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet/dështimet dhe e pyes veten çfarë po më tregojnë ato; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht për mua.

 

Mt 16, 13-19

 

13 “Kur Jezusi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti nxënësit e vet:

“Ç’thonë njerëzit, kush është Biri i njeriut?”

14 Ata u përgjigjën:

“Disa thonë se është Gjon Pagëzuesi; disa të tjerë Elia; do të tjerë Jeremia ose një ndër profetët.”

15 “Po ju ‑ u tha atyre ‑ ç’thoni: kush jam unë?”

16 Iu përgjigj Simon Pjetri:

“Ti je Mesia ‑ Biri i Hyjit të gjallë!”

17 Atëherë Jezusi i tha:

“I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në qiell! 18 Edhe unë po të them: Ti je Pjetër‑Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!

19 Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Shumë njerëz ishin ende të hutuar në lidhje me Jezusin, të birin e zdrukthëtarit. Pjetri ishte trim dhe i vrullshëm, e shprehu bindjen e tij. Kjo i sjell Jezusit gëzim të madh. Dikush po besuaka në të! Ai i përgjigjet me një sërë premtimesh të fuqishme.
    • Bashkësinë e krishterë si të tillë s`do ta mbizotërojë e keqja. Bashkësia gjithashtu do të ketë një kuptim të veçantë të qëllimeve të dashura të Hyjit për këtë botë. A e njoh mirë fenë time? Si mund ta zhvilloj atë?

 

Bashkëbisedimi

A po i vërej reagimet e mia ndërsa jam duke lutur me Fjalën e Hyjit?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më gërdit?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se si rri ulur apo qëndron pranë meje,

në besim, si mikut më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »