Festa e Kishës Sh’Masjanit në Peshter

Jun 29 • Kisha në Kosovë

Festa e Sh’Masjanit t’verës (Shën Sebastianit, martir), që është bërë traditë e besimtarëve të Peshterit  ta quajnë me këtë emër, në fakt është një përkujtim i disa datave të rëndësishme për Kishën e fshatit: vitin i ndërtimit të Kishës më 1935; viti 1965 kur është bërë bekimi i Kishës dhe 1985 vit i shugurimit.

Të dielën, më 25 qershor, ishte caktuar që të kremtohej kjo ditë e njëkohësisht të jetë edhe dita e krezmimit të të rinjve e të rejave të kësaj famullie, të cilët që disa vite i kishin përgatitur motrat e Shën Kryqit nga Prishtina. Motrat e Shën Kryqit, janë bashkëpunëtore baritore në këtë famulli që në kohën kur kjo Kishë administrohej nga famullitari i Prishtinës, dhe veprimtaria e tyre fokusohet përgjithësisht në mbajtjen e katekizmit, animimin e meshës, korit dhe veprimtarive tjera pastorale.

 Meshës solemne të kësaj feste i priu bariu i Kishës sonë në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me Don Pashk Danin, udhëheqësin e kësaj Famullie, Don Kastriot Idrizi, famullitar i Binçës dhe Don Meriton Dedaj, sekretar i ipeshkvit.  

Në homelinë e rastit ipeshkvi grishi besimtarët peshteras për një përkushtim të krishterë, të vazhdojnë të jenë pranë kësaj kishe që ndër vite kanë fituar mbrojtjen e Shën Sebastianit. Kjo kishë ka qenë vendi juaj shpirtëror – ishin e ipeshkvit duke vë në dukje se i njëjti shenjtë do të jetë mburoja dhe udhëheqja juaj shpirtërore edhe në të ardhmen e tyre. Duke u ndalur tek sakramenti i krezmimit, imzot Doda ju tha kandidatëve se ata janë përforcimi dhe jeta e re e kësaj bashkësie, që me dhuratat e Shpirtit Shenjt që i kanë marr do të mund të dëshmojnë Krishtin në shoqërinë e sotme, sikur që dukur bëri edhe Sh’Masjani, pajtori i kësaj famullie.

Kjo festë e bukur për gjithë bashkësinë e krishterë të kësaj pjesë piktoreske, vazhdoj me një koktej rasti të përgatitur nga të rinjtë e famullisë, ku të gjithë të gëzueshëm bashkëndanin çaste urimi e përvojash në fe./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »