Dashuria ndaj Zotit më e madhe se ndaj familjes

Jul 2 • Meditimi i ditës

2 korrik 2017 – E diela 13-të gjatë vitit (A), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Mbr 4,8-11.14-16a; Ps 89,2-3.16-19; Rom 6,3-4.8-11; Mt 10,37-42)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëm për t’u ulur me shpinë drejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymënjashtë.

 

Liria

Po të donte Hyji për të më thënë diçka, a do të kisha mundur ta dëgjoja?

Po të kishte dashur të më jepte zemër dhe të më sfidonte, a do të kisha mundur këtë ta vëreja?

Lus për hirin e shenjtë të çlirimit nga brengosjet personale

dhe çiltërisë ndaj asaj çfarë Hyji dëshiron të më komunikojë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

i vështroj të gjitha çfarë më ka ndodhur ditën e kaluar,

që nga momenti i tashëm e në retrospektivë, hap për hap.

I përkujtoj të gjitha gjërat që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet/dështimet dhe e pyes veten çfarë po më tregojnë ato; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri për të biseduar me mua;

ke ecur dhe punuar në këtë tokë; ke pësuar të nxehtët dhe të ftohtët.

Koha që e ke kaluar në tokë ka qenë e plotësuar me kujdesin për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ringjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Mt 10, 37-42

 

37 Kush e do të atin e të ëmën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua. Kush e do djalin apo vajzën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua! 38 Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua! 39 Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkakun tim, do ta rifitojë.”

40 “Kush ju pranon ju, më pranon mua; e kush më pranon mua, pranon Atë që më dërgoi mua. 41 Kush e pranon profetin pse është profet, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; kush e pranon të drejtin, pse është i drejtë, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit. 42 Kush ia jep ndonjërit prej këtyre të vegjëlve, madje edhe një gotë uji të freskët, pse është nxënësi im, për të vërtetë po ju them: nuk do t’i humbë shpërblimi!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Porosia e Jezusit që e përçon me anë të veprës së tij, që është më së vështiri për tu kuptuar, është kjo: nëse duhet zgjedhur midis Zotit dhe gjërave të shtëpisë – familjes, atëherë Zoti duhet qenë në vendin e parë. Këtu nuk është fjala për kundërshtim apo konflikt. Lusim që mos të vijë deri te kjo kurrë. Por ti i pari, o Zot, vendos të drejtën për të pasur jetën time.

 

Bashkëbisedimi

E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit të shenjtë të cilin pikërisht e lexova.

Çfarë më ka nxitur më së shumti në reflektim?

Ndoshta nëpër këtë rresht të tekstit në sipërfaqen e vetëdijes sime

ngadalë dalin nga kujtesa fjalët e mikut, apo ndonjë rrëfim që e kam dëgjuar para pak ditësh.

Nëse është ashtu, a e ndriçon tregimi atë çfarë teksti i Shkrimit të shenjtë tenton të më thotë.

 

Përmbyllja

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »