Ish futbollisti i Manchester United shugurohet prift katolik
Ish futbollisti Philip Mulryne nga Irlanda e Veriut, të shtunën e kaluar, është shuguruar prift katolik për Rregullin Dominikan.
Të shtunën e kaluar në Dublin, Atë Mulryne është shuguruar prift nga Argjipeshkvi Joseph Augustine Di Noia, dhe ka dhënë kushtin e varfërisë, i cili e provon nga pasuria private, edhe pse ai në të kaluarën si futbollistë fitonte rreth £600,000 në vit, shkruan BBC News.
I lindur në Belfast, Atë Mulryne, ka pasur 27 fitore për Irlandën e Veriut dhe me një karrierë të pasur në Norwich City dhe Leyton Orient. Për Manchester United – raporton BBC – ka debutuar në vitin 1997 i cili kishte avancuar përmes ekipit të të rinjve.
Në vitin 2009 largohet nga futbolli profesional dhe e fillon ecjen për shugurim meshtarak, duke hyrë në Seminarin Dioqezan Shën Malakia në Belfast.
Ka studiuar filozofi në Queens University Belfast dhe në Maryvale Institute, para se të hynte në Kolegjin Papnor Irlandez në Romë për të studiuar teologjinë në Universtitetin Papnor Gregoriana./drita.info
« A është dobësuar besimi im nga skepticizmi dhe cinizmi? Jezusi më flet duke ma zgjeruar horizontin »