Ipeshkvia e Kosovës nesër mbanë Konferencë për media: shpall programin e shugurimit të Katedrales në Prishtinë

Jul 14 • Kisha në Kosovë

Ipeshkvia e Kosovë njofton se këtë të shtunë, më 15 korrik, në ora 12:00,  do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të shpall para publikut programin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë me 5 shtator 2017.

Përfaqësuesit e Ipeshkvisë, ndër të tjera do të bëjnë të ditur emrin e të Dërguarin Special të Papa Françeskut, i cili do të kryesojë meshën e shugurimit të Katedrales, si dhe do të paraqitet simboli i festës, që është dizajnuar enkas për festë, njofton Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës.

Konferenca mbahet në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë./drita.info

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »