Komunikimi me Zotin m`i zbulon misteret e zemrës

Jul 19 • Meditimi i ditës

19 korrik 2017 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal 3,1-6.9-12; Ps 103,1-4.6-7; Mt 11,25-27)

 

Prania e Hyjit

Duke filluar këtë tërheqje të shkurtër shpirtërore pusho një moment duke i lënë anash shpërqendrimet, brengat.
Merr frymë mirë, thellë dhe njihe se je në praninë e dashur të Zotit.

 

Liria

Lus për hirin e fesë,
të besoj në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja
vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,
që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

Kur e ndjej ngrohtësinë e diellit në fytyrë,
jam i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde në këtë botë.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 11, 25-27

 

25 Në atë kohë Jezusi mori fjalën e tha:
“Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut,
që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtët,
e ua zbulove të vegjëlve.
26 Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu!
27 Ati më dorëzoi mua gjithçka
dhe askush s’mund ta njohë Birin përveç Atit,
dhe askush s’mund ta njoh Atin, përveç Birit
e përveç atij kujt Biri do që t’ia zbulojë.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Sot ka shumë njerëz të zgjuar dhe të mirë- Por, ashtu si në kohën e Jezusit mençuria mund nganjëherë t`i shmangë ata.
  • Unë kurrë s`do ta arrijë njohurinë apo pikëpamjen që Jezusi ta vlerësonte sipas përpjekjeve të mia. Ashtu si në jetën e tij, zakoni i lutjes dhe komunikimit të rregullt me Hyjin që më do, do të m`i zbulojë misteret e zemrës së Hyji

 

Bashkëbisedimi

Nganjëherë e pyes vetëm çfarë do të të thosha, o Zot, për të takuar personalisht.
Ndoshta do të mund të thosha: “Faleminderit, o Zot”, që je gjithmonë pranë meje.
E di, sigurisht, se ka pasur momente kur më ke mbartur dhe je kujdesur për mua.
Kur me fuqinë tënde i kam mbijetuar momentet e errëta të jetës sime.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »