Menaxherja e një kompanie multinacionale braktisë karrierën dhe bëhet murgeshë

Jul 19 • Kisha në botë

 

Një menaxhere e suksesshme që shëtiste botën dhe bënte karrierë për zili, tani ka preferuar klauzurën benediktine, jetën e kushtuar e të qetë në kuvendin e ishullit cusiana.

 

Nga një jetë e stërmbushur me plane biznesi në kompani ndërkombëtare dhe udhëtime të njëpasnjëshme nëpër vende të ndryshme të botës, tani ajo e jeton orarin e klauzurës, sipas rregullave të Shën Benediktit, shkruan gazeta italiane La Stampa dhe shumë agjenci lajmesh të botës. Nuk ka pasur asnjë hezitim për vendimin e saj, që italiania Nicoletta Falzoni, një menaxhere e Camel (brend botëror i duhanit) të  bëhet motër e klauzurës. Tani ajo është pjesë e tetëdhjetë murgeshave të Kuvendit «Mater  Ecclesiae» në ishullin e San Giulio, dioqeza e Navaros.

Nicoletta Falzoni, tani Motër Maria Fides, nga Vazzola, afër  Vittorio Veneto, ka qenë për shumë vite menaxhere e suksesshme. «Kishte një profesion për zili – tregon nëna e motër Maria. – Ishte e shumë e vlerësuar dhe shëtiste botën. Një ëndërrim i shumë vajzave të reja sot. Jetonte në Milano. Nuk e kam pasur as idenë për atë që ajo po bluante në jetën e saj shpirtërore». Kthimi i saj daton në gushtin e vitit 2011. «Kishte shtegtuar në Megjugore – thotë famullitari i saj, Don Massimo Bazzichetto – dhe ka dëgjuar thirrjen e Zotit. Në Milano, në Katedralen e qytetit, një rrëfyes e ka këshilluar t’i drejtohej Motër Canopi, në Isola». Takimi i menaxheres së re me eproren e motrave benediktine të kuvendit ishte vendimtare. Motër Maria, e shpjegon këtë me fjalë të veta: «Kam arritur të njohë këtë gjë: fakti që e kisha gjetur Isola nuk ishte rastësi. Bota na ofron shumëçka dhe gjitha gjërat shumë tërheqëse, por thirrja e Zotit shkon në drejtim të kundërt».

Kremtimi i kushteve rregulltare u bë nga ipeshkvi Brambilla, i cili thotë: «Si mund të ndodh që një vajzë e re, me shpresa të mëdha në biznes, për nga pamja e bukur dhe tërheqëse për shumë djem, të dashurohet me një jetë si kjo?». Përgjigjet mund të jetë kjo, thotë ipeshkvi: «Nicoletta është bërë motër Maria Fides dhe ka kërkuar dhe i ka gjetur gjerat e qiellit./drita.info

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »