Çka po më lodh dhe rëndon në jetë?

Jul 20 • Meditimi i ditës

20 korrik 2017 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal 3,13-20; Ps 105,1.5.8-9.24-27; Mt 11,28-30)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.
Mendoj se si gjithçka rreth meje,
ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,
rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria

S`ka situatë nga e cila s`do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.
Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhen qenë të plotësuara.
E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time
t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.
Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të shpreh ndjenja falënderimi.
Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Mt 11, 28-30

 

28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t’ju çlodh. 29 Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur. Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj, 30 sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ndërsa e kuptoj se çfarë është duke ma rrëmbyer jetën, i flas Jezusit për atë që më bën të lodhur dhe të rënduar.
  • Ka shumë njerëz që preokupohen shumë me brenga dhe prioritete të veta prandaj dhe s`janë të aftë të gjejnë kohë as për lutje. Do t`ia paraqes Zotit këta njerëz duke lutur që duke dëgjuar fjalën dhe thirrjen e Jezusit të mund ta heqin atë barrë.
  • Nëse jam i/e sinqertë duke folur për shqetësimet e mia e zbuloj afërsinë e Jezusit dhe se si butësisht dhe me dashuri lejon që shpirti im të banojë në të.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.
Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.
Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »