Misioni në botë buron nga miqësia me Krishtin

Jul 22 • Meditimi i ditës

22 korrik 2017 – E shtunë, Shën Maria Magdalenë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Kk 3,1-4a (ose: 2Kor 5,14-17); Ps 63,2-6.8-9; Gjn 20,1-2.11-18)

 

Prania e Hyjit

Shpirti im me mall e dëshiron praninë tënde, o Zot.
Kur i drejtoj mendimet e mia drejt teje,
gjej paqe dhe pushim.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
I vështroj të gjitha çfarë më ka ndodhur ditën e kaluar,
Nga momenti i tashëm e mbrapa, hap pas hapi.
E sjell në mend gjithë atë çka ka qenë e mirë dhe e bukur, dhe falënderoj për këtë.
I vërej edhe hijet/anët e dobëta dhe e pyes veten çfarë më flasin; lus për shërim, përforcim, falje.

 

Fjala

Lutu Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Gjn 20,1-2.11-18

 

1 Ditën e parë të javës, në mëngjes, ende pa dalë drita, erdhi Maria Magdalenë te varri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit. 2 Atëherë erdhi me vrap te Simon‑Pjetri dhe tek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e donte dhe u tha: “E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë.”
11 Maria qëndroi jashtë te varri dhe qante. Ashtu, duke qarë, u përkul e shikoi në varr. 12 Pa dy engjëj të veshur me petka të bardha ndenjur në atë vend, ku qe trupi i Jezusit ‑ njëri te koka e tjetri te këmbët. 13 Ata i thanë:
“Pse po qan, moj burrneshë?”
Ajo u përgjigj:
“E morën Zotërinë tim e nuk di ku e vunë.”
14 Si tha kështu, u soll prapa e pa Jezusin në këmbë, por nuk dinte se ishte Jezusi. 15 Jezusi i tha:
“Pse po qan, moj fisnike? Kë po kërkon?”
Ajo, duke kujtuar se është kopshtari, i tha:
“Zotëri, nëse e ke marrë ti, më trego ku e vure e tani po e marr unë.”
16 “Mari!” ‑ i tha Jezusi.
Ajo u kthye e i tha hebraisht: “Rabbuni!” (‑ që do të thotë Mësues). 17 Jezusi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vëllezërit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.”
18 Maria Magdalenë shkoi dhe u lajmëroi nxënësve se e pa Zotërinë dhe se i tha këto fjalë.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • agimin e mëngjesit Maria s`e njohu kush ishte duke folur me të derisa nuk e dëgjoi se po thirrej me emrin e saj. Ajo mori jo vetëm ngushëllim, por edhe një mision që buron nga miqësi
  • Paramendoje veten në vendin e saj, duke e kërkuar Jezusin, në qetësinë e mëngjesit të hershëm, duke e bërë veten të njihesh para tij, duke dëgjuar zërin e tij duke ta shqiptuar emrin tënd.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës time të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »